Agjencia Zhurnal.mk.

Toni Kroos tërhiqet nga kombëtarja gjermane

Toni Kroos nuk do të luajë më për Gjermaninë. Kështu ka deklaruar përmes një postimi në Instagram mesfushori dhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës kombëtare.

“Kam luajtur 106 ndeshje me Gjermaninë. Nuk do të ketë më një tjetër. Do të kisha dashur, dhe dhashë gjithçka, që të luaja 109 ndeshje dhe të fitonim Kampionatin Europian”, shkroi Kroos në Instagram.

“E kisha marrë vendimin për t’u tërhequr pas këtij turneu prej shumë kohësh, e kisha të qartë që nuk do të isha në Kupën e Botës në Katar në vitin 2022. Kryesisht dua të përqendrohem te objektivat me Real Madrid në vitet që vijnë dhe do të kem mundësi të bëj ca pushime, të cilat nuk i bëja dot gjatë 11 viteve të kaluara. Gjithashtu, si bashkëshort dhe baba, do të doja të kaloja më shumë me familjen time”.

Kroos falënderoi gjithashtu trajnerin Joachim Löw dhe i uroi fat pasuesit të tij, Hansi Flick.

Related posts

Dy shqiptarë marrin frenat e klubit të madh zviceran: Shqiprim Berisha drejtor ekzekutiv derisa Admir Mehmedi si drejtor sportiv

D V

“Ky është qëllimi im personal” – Ylli i harruar nga Real Madridi i dërgon një mesazh të fuqishëm klubit spanjoll

D V

Arnold Gjergjaj shpallet boksier i vitit nga WBF

A.S.