I ftuar në ‘Task Force’ ne Syri Tv ishte Gazetari i Radio France, Paris, Genc Burimi, ku u diskutua e gjithë skema e grabitjes që Rama po i bën vendit me personat që punojnë pa pagesë si Tony Blair dhe për skandalin që ka përfshirë SHBA-në me drejtuesin e FBI-së McGonigal.
Sipas tij Blair punon pa pagesë ndërsa në krahun tjetër gruaja e tij përfiton miliona euro, e njëjta gjë që po ndodh edhe në Serbi.
“Ajo që po ndodh në Shqipëri është një tmerr duke vjedhur pa fund, ai duhet të ndalet por mekanizmi që duhet ta bëjë këtë është kontrolli ku për fatin e keq në Shqipëri nuk ka kontroll që ta ndalojë qeverinë.
Tony Blair që kur mashtrojë britanikët, me luftërat në Irak fillo ti binte besimi në popull. Amerikanët pasi i japin emisarin për paqen në kuartetin Francë, Gjermani dhe Britani dhe paqe në Lindjen e Mesme filloi të përfitonte dhe të krijonte marrëdhënie biznesi pasi kishte dhe pasaportën e OKB-së.
Ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe në Shqipëri, ai vjen si person i cili punon falas dhe hap OJF ku financohet nga Sorosi dhe përfiton prej saj shuma të mëdha parash edhe nga qeveria.
E njëjta gjë është bërë dhe me gruan e tij në Serbi ku ai shkon të punoj falas ndërsa kompania e gruas së tij përfiton miliona dollarë”, u shpreh Burimi.