Agjencia Zhurnal.mk.

Todorov: Zaev do të ikë në vitin 2024, kjo është mirë për shtetin tonë

Shkup, 7 korrik – Ish ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov, në një kolumnë të tij të fundit ka shkruar rreth ikjes së Zaevit nga politika të cilën vet ai e pati paralajmëruar por pas 3 viteve, atëherë kur edhe i përfundon mandati si kryeministër.

Siç shprehet Todorov në kolumnën e tij, ikja e tij do të jetë e shëndetshme për politikën e Maqedonisë si dhe për opozitën.

Paralajmërimi i Zaevit sipas tij, nuk mori një jehonë në mediat e vendit dhe nuk pati shumë interes nga publiku, por Todorov ka dyshime në këtë mos interes të opinionit, transmeton Zhurnal.

“Kryeministri duhet të jetë në funksion më së shumti dy mandate, sepse më tepër se kaq është rrezik, do të bëhet autokrat. Kjo gjithkund është rrezik, veçanërisht në Ballkan. Unë jam në mandatin tim të dytë i cili duhet të përfundojë në vitin 2024 dhe besoj se atëherë do ta përfundoj. Më pas do të kthehem në kompaninë tonë, përsëri të punoj me komercializëm”, pati deklaruar Zaev për Kuririn serb.

“Me këtë kryeministri paralajmëroi se do të ikë nga politika për 3 vite nga tani. Si ikën koha, kjo do të vijë shumë shpejtë, kryeministri do të tërhiqet, ndërsa me tërheqjen e tij mundet që përgjithmonë të zhduket dhe ky vendim politik që askush të mos mund të jetë kryeministër më tepër se 8 vite gjegjësisht dy mandate të plota. Ky përcaktim politik i kryeministrit aktual është lajm i shkëlqyeshëm për demokracinë e Maqedonisë dhe shtetin në përgjithësi. Lajm i mirë është edhe për opozitën, të cilës si duket vështirë po i shkon kundër Zaevit në zgjedhje, dhe tani të thonë, ia dolëm, Zaev po ikën nga politika për disa vite” shkruan Todorov, informon Zhurnal.

Sipas Todorovit, shteti ynë është ende një demokraci e re dhe duhet të kemi kujdes që elitat politike të mos çmenden. Ai kërkon që e njejta të vlejë edhe për kryetarët e partive politike, të mos mund të jenë kryetarë më tepër se 8 vite.

“Pasi të ndërtojmë histori të një demokracie të suksesshme, mund të flasim për heqjen e këtyre kufizimeve”, shprehet Todorov.//Zhurnal.mk

Related posts

Mot i ndryshueshëm me shi të përkohshëm dhe më freskët, deri në 18 gradë

D V

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy