Agjencia Zhurnal.mk.

TNB: Përmendoret e ushtarëve bullgarë në Kavadar nuk janë prekur

Sofje, 15 tetor – Dy përmendoret në afërsi të Kavadarit të ushtarëve bullgarë të vrarë në Luftën e Parë Botërore, të cilat kanë distancë nga njëra-tjetra prej një kilometër e gjysmë, janë të paprekura, njoftoi ekipi raportues i Televizionit Nacional Bullgar, i cili e vizitoi vendin.

 

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Sofja, ekipi i TNB doli në vendin e ngjarjes që ta kontrollojë situatën, pasi VMRO dhe Viktor Stojanov nga Fondacioni Maqedonia publikuan se gjatë ndërtimit të autostradës nga Shkupi deri në Shtip, e cila kalon përgjatë Kavadarit, ishin shkatërruar dy varreza ushtarake. Deri më tani, autoritetet bullgare nuk kishin mundësi që të konfirmojnë se çka ka ndodhur.

TNB emetoi një bisedë me Aco Temkov, banor i Kavadarit, i cili kishte marrë pjesë në rinovimin e një prej përmendoreve. Ai për BNT deklaroi se atje asnjëherë nuk ka parë varreza ushtarake.

Ish-drejtori i muzeut lokal historik, Petar Kamçev, i cili ka udhëhequr me institucionin kulturor 37 vite, gjithashtu tha se në atë vend ka pasur vetëm dy përmendore. Edhe ai konfirmoi për Televizionin Nacional Bullgar se nuk ka pasur varreza. Kamçev, gjithashtu, tha se në vitin 2017, kur filloi ndërtimi i autostradës, kanë kërkuar leje që të zhvendoset përmendorja e Pere Toshevit. Janë konsultuar me organizatën e atëhershme të bullgarëve dhe me lejen e tyre përmendorja ishte zhvendosur.

Related posts

Regjistrohet tërmet në Ohër

Z H

Antikorrupsioni refuzon ankesat kundër Maksim Dimitrievskit dhe Danella Arsovskës

Z H

333 raste të reja dhe 11 viktima nga Covid, viktima më e vogël është 1 vjeç

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More