Agjencia Zhurnal.mk.

Tito Petkovski refuzon vend ministror, mund të ngelte me vetëm një deputet!?

Shkup, 4 janar – Në Qeverinë e re të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, definitivisht nuk do të ketë ministri për partnerët më të vegjël të koalicionit, përpos Ministria për vetqeverisje lokale me të cilën udhëheqë Goran Milevski nga PLD, transmeton Zhurnal.

Sipas disa burimeve, pasi PRSD ka refuzuar të emërojë për ministre të punës dhe politikës sociale Sonja Mirakovskën,e cila njëherit është deputete e kësaj partie, Kovaçevski ka vendosur që edhe me këtë resor do të udhëheqë LSDM.

Jozyrtarisht, Kovaçevski ka insistuar pikërisht Mirakovska të udhëheqë me këtë resor, por kjo ka qenë e papranueshme nga PRSD, sepse kështu, partia do të ngelte me vetëm një deputet në Kuvend, ndërsa në vend të Mirakovskës, do të emëroheshte një deputet i LSDM-së, një lojë mirë e menduar nga LSDM por jo e pranuar nga PRSD.

Qëndrimi i partisë së Petkovskit ka qenë se nuk do të sakrifikojnë një vend të deputetëve për një vend ministror dhe kështu, Petkovski ka vendosur që të mbetet pa resor në Qeverinë e re. Këtë ai ia ka përcjellur vet Kovaçevskit.//Zhurnal.mk

Related posts

Kryeministri shqiptar/ Selmani: Mund ta pësojë fatin e dështimeve

Xh M

Hidhen poshtë akuzat ndaj tij, deklarohet Arafat Muaremi

Xh M

Ahmeti ndjek nga afër trajnimin për Zgjedhjet e brendshme një anëtar një votë brenda BDI

Xh M