Agjencia Zhurnal.mk.

T’isha një lule

Poezi nga Musine Kokalari

 

T’isha një lule- lule are, e vogël dhe me erë.

Të çelnja në pranverë

Dhe në vjeshtë të vishkesha në vetminë time.

T’isha një lule vjollce në mes të ferrave.

Të qëndroja e fshehur, e pa dukur

Dhe një ditë të zbulohesha prej duarve të

dy të rinjëve.

Prej frike,

Të larguar prej njerzisë do t’më këputnin,

Do t’u dhurohesha te njëri-tjetri

Për shenjë kujtimi.

Related posts

Arrihen pesë marrëveshje për bashkëpunimin kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë

D V

Çun Lajçi nesër në Shkup për të shitur dy librat e tij!

D V

Nis transmetimin dokumentari i CMG-së “Olimpiada në art”

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More