Agjencia Zhurnal.mk.

Tilev: Me skriningun bilateral duhet të dëshmojnë se e harmonizojmë legjislacionin dhe e implementojmë

Shkup, 11 nëntor – Skriningu dypalësh, respektivisht kontrolli i përputhshmërisë së legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Evropian, fillon sot në Bruksel. Ky skrining së bashku me atë sqarues, që filloi zyrtarisht më 15 shtator, do të zgjasë paralelisht dhe pritet të përfundojë në nëntor të vitit 2023. Këshilltari shtetëror në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Dragan Tilev, në bisedë për për MIA-n sqaron se me skriningun bilateral duhet të dëshmojmë se jo vetëm e transponojmë legjislacionin evropian, por këtë legjislacion e implementojmë në tërësi, sipas standardeve që vlejnë edhe në vendet anëtare të BE-së.

 

“Me skrinignun sqarues, Komisioni Evropian na sqaronte çfarë do të thotë e drejta evropiane, respektivisht cilat pjesë të së drejtës evropiane do të duhet të transponohen, respektivisht të zbatohen plotësisht gjatë bisedimeve aderuese, deri në anëtarësimin tonë në BE. Skriningu dypalësh është pjesa e dytë, respektivisht gjetjet tona prezantohen në mënyrë dypalëshe, respektivisht ku jemi ne në transponimin, në transferimin e së drejtës evropiane në sistemin tonë kombëtar dhe si e implementojmë atë, me një referencë të veçantë për këtë të dytën”, shprehet Tilevi për MIA-n.

Ai rikujton se që nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, me nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të saj, tashmë e kemi transponuar legjislacionin evropian dhe se sipas vlerësimeve tona, rreth 45 për qind e atij legjislacioni evropian tashmë është transponuar në sistemin tonë juridik dhe tashmë e kemi implementuar, por shtoi se mbetet të implementojmë edhe 55 për qind, që është një detyrë e madhe dhe të dëshmojmë se legjislacionin evropian e zbatojmë edhe në praktikë.

“Kjo zakonisht është është me të ashtuquajturat “Trek rekorde”, respektivisht evidenca statistikore e pesë viteve të fundit për atë se si ka funksionuar sistemi gjyqësor, si funksionon sistemi i kontrollit, kontrolli financiar, si funksionon Drejtoria e të Ardhurave Publike, si funksionojnë të gjitha institucionet e tjera, që gjithashtu merren me ofrimin e shërbimeve të caktuara për qytetarët, apo nga ana tjetër sistemi gjyqësor dhe Prokuroria Publike në procedimin e atyre rasteve që janë ngritur apo lëvizur në sistemin gjyqësor”, tha ai.

Tilev thekson se duhet të dëshmojmë se jo vetëm që e transponojmë legjislacionin evropian, por edhe se e zbatojmë atë në tërësi, sipas standardeve që vlejnë edhe në vendet anëtare të BE-së.

Hapi pas skriningut dypalësh është shumë i rëndësishëm për vendin – KE do të publikojë raporte të detajuara se si na shohin ata neve.

Në pyetjen e MIA-s nëse gjithçka nuk shkon sipas dinamikës së parashikuar, gjegjësisht nëse deri në fund të vitit 2023 nuk miratohen ndryshime kushtetuese me qëllim të hapjes së klasterit të parë dhe nëse atëherë do të duhet të përsëriten disa faza të procesit të skriningut. Tilevi shprehet se nëse sigurohet shumica e dy të tretave dhe miratohen amendamentet kushtetuese, atëherë menjëherë e përmbyllim atë pjesë të konferencës ndërqeveritare dhe vazhdojmë sipas ritmit të bisedimeve, siç vlen edhe për vendet tjera, në këtë rast edhe për Shqipërinë.

“Por unë do të veçoja këto dy momente të skriningut dypalësh, respektivisht përmbylljen e të gjithë procesit të skriningut, nga ky moment politik që është sigurimi i shumicës prej dy të tretave që është jashtëzakonisht i ndjeshëm, unë edhe më parë kam sugjeruar që të nuk është mirë të qëndrojë shumë gjatë sh i hapur. Por, kjo megjithatë u mbetet partive politike, politikanëve, Kuvendit që ta marrin atë vendim, shpresoj në drejtim pozitiv”, shprehet Tilevi për MIA-n.

Përmbyllja e skringut dypalësh, shton Tilevi, duhet parë veçmas, meqë ai do të lëvizë, do të kemi kalendar të përcaktuar të harmonizuar me KE-në, siç e thatë në fillim, deri në nëntor të vitit 2023, pra diku deri në fund të vitit 2023, kur do të vlerësohet plotësisht transponimi i legjislacionit evropian dhe funksionaliteti i institucioneve tona demokratike.

“Kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme meqë, do të thosha, hapi pas skriningut dypalësh është shumë i rëndësishëm dhe vendimtar për ne, e këto janë raportet e skriningut që i përgatitë KE-ja, janë raporte profesionale, voluminoze dhe të detajuara, për atë jo se si ne e shohim veten, por se si na shohin ata, si vlerësojnë ata se ne jemi duke e implementuar legjislacionin evropian. Ato raporte janë në katër pjesë – njëra është prerje e legjislacionit evropian, e dyta është prerje e legjislacionit tonë, pastaj ka gjetje dhe sugjerime që duhet të bëhen dhe pjesa e fundit është ajo që diskutohet shpesh në publik – përcaktimet. A është shteti i gatshëm të hapë menjëherë klasterin – sipas metodologjisë së re, ai hapet në tërësi, sado kapituj të ketë brenda dhe nëse duhet të plotësohen disa përcaktime për hapjen e klasterit, me fjalë të tjera, cilat janë kushtet për hapjen e klasterit përkatës”, shprehet Tilevi.

Për shembull, klaster Fundamente, bën të ditur Tilevi, është më i gjeri, më i ndjeshëm politikisht sepse është klaster kyç, hapet i pari, mbyllet i fundit pasi të mbyllen të gjithë kapitujt tjerë, që do të thotë se do të qëndrojë i hapur më gjatë dhe është më kompleks sipas përmbajtjes së tij. Kjo është kështu, sqaron Tilevi, sepse përfshin elemente politike, ekonomike, institucionale ose ka kapitullin 23 dhe 24, pra sundimi i së drejtës, funksionaliteti i institucioneve demokratike, kriteret ekonomike, statistikat, furnizimet publike dhe kontrolli financiar dhe reforma e administratës publike.

“Të gjitha këto janë elemente mjaft komplekse për nga natyra e tyre, disa prej tyre janë thellësisht vertikale, prekin në funksionimin e vetë shtetit, e të tjera janë horizontale, si reforma e administratës publike apo statistikat, që janë të natyrës horizontale apo lufta kundër krimit të organizuar etj…, këto janë ato elemente që duhet t’i përmbushim dhe aty janë dy përcaktime të njohura paraprakisht që duhet t’i përmbushim për të nisur bisedimet për hapjen e klasterit Fundamente ose Themele. Të gjitha këto janë përcaktime, respektivisht udhërrëfyes për reformën e administratës publike dhe ndoshta më e rëndësishmja –udhërrëfyes për sundimin e së drejtës. Këto dy përcaktime që duhet t’i harmonizojmë me KE-në, ne i propozojmë si shtet, i harmonizojmë me KE-në, pastaj Këshilli i miraton njëzëri dhe kështu fillon, respektivisht hapet klasteri Fundamente”, sqaron Tilevi.

Ai shprehet se ky do të ishte epilogu ndoshta deri në fund të vitit të ardhshëm, nëse sigurohet një shumicë prej dy të tretash, nëse Raporti i KE-së përgatitet me kohë, në mënyrë që të jemi gati për udhërrëfyesit, që duhet t’i miratojë Këshilli i BE-së. Ai shton se deri në fund të vitit të ardhshëm, në një skenar optimal do të hapej klasteri i Fundamente, me çka vendi do të fillojë bisedimet më pas edhe për klasterët tjerë.

Në disa fusha shteti ka përparim, në të tjera do të duhen përpjekje plotësuese

Në raport me atë se në cilat fusha kemi dobësi, duke marrë parasysh Raportin e KE-së në të cilin bëhet e ditur se nevojiten përpjekje më të mëdha në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Tilevi thekson se në secilin nga klasterët dhe kapitujt ka edhe përparim, ndërsa elemente të vështira do të ketë në secilin prej kapitujve për të cilët do të bisedohet.

“Kjo është konstatuar edhe me Raportin e KE-së, tashmë është arritur nivel i caktuar i harmonizimit, gjë që gjithashtu është konstatuar nga KE-ja. Në opinion tashmë është e njohur, se ndonëse ne nuk jemi duke zhvilluar bisedime, tashmë jemi në nivelin e njëjtë me Serbinë dhe Malin e Zi, mirëpo, duhet të vazhdojmë tutje me reformat në mënyrë që të mund ta mbajmë këtë ritëm ose këtë nivel, kështu që nëse përmbyllet tërësisht i gjithë procesi i konferencës ndërqeveritare dhe vazhdojmë tutje me bisedimet edhe me klasterët tjerë, atëherë ndoshta, disa në KE shprehen, mund të bëhemi edhe të a.q. “frontraner”-ë ose të kryesojmë dhe të përshpejtojmë gjithë procesin dhe të përshpejtojmë gjithë procesin në bisedimet aderuese”, bën të ditur ai për MIA-n.

Sipas tij, elemente të vështira ka në çdo kapitull, do të ketë në çdo fushë, në çdo klaster, meqë këto janë të thella dhe do të duhej të jenë reforma të pakthyeshme.

“Ju përmendët, unë do të mund të shtoj, kjo është para së gjithash lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sinjalet nga të gjitha anët vijnë se duhet të fokusohemi në atë, se kjo duhet të jetë një nga elemente kyçe në programin e reformave të kësaj Qeverie, unë do të thosha edhe të qeverive të tjera që do të vijnë më pas, për shkak se procesi nuk do të përfundojë për një ose dy vite, por do të vazhdojë edhe më tutje, synimi ynë është viti 2030”, është decid ai.

Shprehet se ka edhe kapituj të karakterit dukshëm kompleks dhe ku do të nevojitet përpjekje e madhe.

“Ja do ta theksoja kapitullin siguri të ushqimit për arsye se të gjithë jemi të prekur me sigurinë e ushqimit me ato kritere që duhet të zbatohen në praktikë, mirëpo edhe për shkak të faktit se është kapitull jashtëzakonisht voluminoz. Pjesa më e madhe e „acquis” nga legjislacioni është në pjesën e sigurisë së ushqimit, në pjesën e mjedisit jetësor dhe në pjesën e bujqësisë. Ato janë kapitujt më të mëdhenj, më të mëdha dhe klasterë në të cilat këto elemente janë përfshirë nga vëllimi i madh. Atje bëhet fjalë për vëllimin e legjislacionit kur flasim për sfidat”, vlerëson Tilevi.

Në pjesën e mjedisit jetësor, transportit, energjetikës, shton ai, aty flasim për projekte të mëdha për shkak se flasim për rrjetëzim dhe rrjetëzim rajonal me rrjetet transevropiane.

“Aty bëhet fjalë për financa të mëdha, investime të mëdha, hapësira jonë fiskale me këto kriza ekonomike në të cilat futemi dhe për shkak të kovidit dhe për shkak të krizës pa precedencë në Ukrainë e gjithë kjo ka efekte edhe në potencialin tonë financiar dhe fiskal, që është relativisht i kufizuar, ndërsa investimet do të duhet të bëhen, meqë ato rrjete duhet të jenë jo vetëm të ndërtuara, por edhe tërësisht të rrjetëzuara dhe lidhura me rajonin dhe më gjerë me Evropën në mënyrë që efekti të jetë edhe më i madh”, shprehet ai.

Reforma e administratës publike është komplekse, por të mos jetë në dëm të funksionalitetit të institucioneve

Tilevi thekson se ka fusha që janë të natyrës së ndjeshme për shkak të shqetësimit të tyre thjeshtë me secilin.

“Për shembull reforma e administratës publike- këtu flasim për të vogël, efikase, etj. me vite të tëra, dhe është evidente se nëse kjo do të ishte lehtë do të qenka bërë, mirëpo nuk është lehtë, kjo është shumë e vështirë për arsye se tani për tani një numër i madh i të punësuarve, që do të duhet të riorganizohen, do të duhet të ngrenë nivelin e tyre të kapacitetit administrativ, do të duhet ta digjitalizojmë dhe të vendosim digjitalizim të kompletuar në sistemin në mënyrë që ta bëjmë racionale dhe efikase vetë administratën publike dhe të arrijmë deri te qytetarët për arsye se ato institucione ekzistojnë për shkak të servisit dhe shërbimeve për qytetarët”, thekson Tilevi.

Në raport me atë nëse shteti ka kapacitet negociator, duke marrë parasysh se, kushtimisht thënë, ka largim të një pjese të kuadrove cilësore nga administrata, Tilevi shprehet se njerëzit cilësor janë gjithmonë “rrezik”, meqë rreziku është se ato do të jenë ose të kërkuara ose vetë do të duan të largohen në ndonjë vend tjetër që ndoshta është i paguar më mirë, ndoshta me më perspektivë. Prandaj, vlerëson ai, në administratën duhet të jenë ata njerëz që me të vërtetë janë të përcaktuar të punojnë atje, që do të donin të përsosen dhe të shprehen në administratën.

“Fluktimi do të ekzistojë gjithmonë, shpresojmë se nuk do të jetë nën nivelin e tillë në mënyrë që ta prishë edhe funksionimin e vetë sistemit. Ne ndërtojmë sistem për koordinimin e procesit të integrimit evropian që nga viti 1998/99 e këndej, dhe ai përsoset vazhdimisht. Funksionaliteti i tij nuk është sjellë fare në pikëpyetje. Ne jemi shteti i vetëm me siguri nga gjithë rajoni që ka sistem konstant të qëndrueshëm funksional dhe do të doja të besoj se njerëzit e rinj duke u përfshirë në këtë sistem do të japin në njëfarë mënyre infuzion në vetë sistemin”, shprehet Tilevi.

Ai është decid se reforma e administratës publike është komplekse edhe për shkak të asaj se duhet të ulet numri i administratës me rritjen e efikasitetit të saj në këtë mënyrë të racionalizohen shpenzimet ose goditja në vetë buxhetin, por kjo, potencon, nuk guxon të jetë në dëm të funksionalitetit të institucioneve, e as të realizimit të shërbimeve të qytetarëve.

Projeksion deri më 2030 shteti të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Bashkimit

Pushteti ka për qëllim, nëse zhvillohet sipas dinamikës së parashikuar, t’i përfundojë bisedimet aderuese me Bashkimin deri në vitin 2030.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq tha se është optimist se deri në fund të skriningut do t’ia dalim t’i përfundojmë ndryshimet kushtetuese. Ai konsideron se është situatë e paimagjinueshme në të cilën ne vetë do të ishim bllokuar.

Mariçiqi shprehet se nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese nuk do të ketë bllokadë, nuk do të varet nga askush tjetër faza e mëtejshme dhe menjëherë do të thirret seanca e dytë ndërqeveritare, e nëse nuk i mbarojmë këto detyra, atëherë lëmë hapësirë që pas përfundimit të skriningut të mos mund të organizojmë seancë të re ndërqeveritare. Ai pret që të gjithë të jenë në lartësi të detyrës dhe mjaft të vetëdijshëm për të kuptuar se është e nevojshme të jepet mbështetje, veçanërisht meqë gjatë viteve në të kaluarën kemi bërë ndryshime më të vështira kushtetuese se këto.

Maqedonia e Veriut pas 17 viteve sivjet e mbajti konferencën e parë ndërqeveritare, pasi në korrik të këtij viti u miratua „propozimi francez” dhe me këtë është larguar bllokada nga Bullgaria.

Vendimi për fillimin e bisedimeve është miratuar njëzëri në mars të vitit 2020, ndërsa pas nënshkrimit të Protokollit bilateral më 17 korrik të vitit 2022 dhe pëlqimit të marrë nga Bullgaria është miratuar edhe Korniza e bisedimeve nga Këshilli i BE-së, në procedurë me shkrim në seancën e jashtëzakonshme më 18 korrik të vitit 2022. Më 19 korrik u mbajt edhe Konferenca e parë ndërqeveritare, me çka tashmë filluan edhe bisedimet aderuese.

Më 15 shtator zyrtarisht filloi skriningu sqarues për nivelin e harmonizimit të legjislacionit me BE-në dhe sipas pritjeve do të zgjasë deri në nëntor të vitit 2023.

Më 27 shtator përfundoi skriningu sqarues për Klasterin e parë “Themele” ose “Vlera fundamentale” të BE-së, në të cilin janë përfshirë sundimi i së drejtës, politikat e qeverisjes së mirë, reformat në administratën publike dhe menaxhimin e financave publike.

Sot fillon skriningu bilateral me BE-në dhe do të zhvillohet paralelisht me atë sqarues.

Paralelisht me procesin e skriningut duhet të fillojë procesi i ndryshimit kushtetues, të domosdoshme për hapjen e bisedimeve sipas Klasterit të parë Themele, respektivisht praktikisht bisedimet nuk do të fillojnë nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, respektivisht përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.

Related posts

Kostovski: Mickoski sërish në Budapest, për të marrë udhëzime nga Gruevski

Xh M

Një furgon për transportin e nxënësve i është dhuruar Komunës së Kërçovës nga Agjencia për Administrim e Pronës së Sekuestruar

D V

Shkolla “Arseni Jovkov” shpreh ngushëllime për nxënësen e tyre që vdiq në tragjedinë e autobusit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More