Agjencia Zhurnal.mk.

TikTok fshin miliona llogari të përdoruesve të moshës së mitur

TikTok, ka qenë gjithë vitin 2020 rrjeti social më i përdorur, në kohën e karantinës mosha të ndryshme u bënë pjesë e TikTok, ku postonin video nga përditshmëria e tyre e të cilat kanë mbledhur miliona pëlqime e shikime.

 

Një dukuri tjetër shqetësuese ka qenë numri i madh i përdoruesve të moshës së mitur, pra fëmijë, nga 5 vjeç deri 18 vjeç.

TikTok, ka fshirë rreth 7.3 milionë llogari të cilat ishin në posedim të personave të moshës së mitur.

61.951,327 video janë fshirë, si shkak që kanë thyer rregulloren e TikTok-ut.

82% janë fshirë ende pa u shikuar nga publiku, 91% para se t’u bëhej report nga përdorues të tjerë dhe 93% brenda 24 orëve pasi janë postuar.

TikTok është bërë një rrjet global, e kjo ka ndikur negativisht te një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve, pasi komentet që marrin sipër videove mund të jenë jo të pritshme, gjë që ka ndikur që t’i çojë deri në vetvrasje një numër të tyre.

Po ashtu, ende po vazhdon ky ritëm, ende po u bëhet kontroll llogarive të përdoruesve të TikTok, nëse u përkasin moshave të reja.

Related posts

TikTok tani do të lejojë shikuesit të aktivizojnë titrat edhe nëse krijuesi nuk i ka aktivizuar në fillim

Lea Muslija

Facebook nuk dëshiron ta shesë gjeneratorin GIF

D V

Android 13 mund ta bëjë shumë më të lehtë përdorimin e dy numrave në një telefon

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More