Agjencia Zhurnal.mk.

Tiago Pinto udhëton drejt Londrës, Scamacca do të jetë futbollist i ri i Romës

Roma është duke punuar fuqishëm në tregun e transferimeve, pasi duan ta ndërtojnë një skuadër të fuqishme që lufton për trofe.

Pasi tanimë kanë zyrtarizuar afrimin e Houssem Aouar, Roma ka siguruar edhe shërbimet e qendërmbrojtësit francez Evan N’Dicka.

Ndërkohë një tjetër transferim i madh nga Giallorosët pritet të jetë ai i sulmuesit italian Gianluca Scamacca që ka shkëlqyer në Serie A, por nuk u përshtat me futbollin në Angli.

Scamacca dëshiron rikthimin në Itali dhe drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto ka udhëtuar drejt Londrës për të mbyllur marrëveshjen me West Hamin për afrimin e sulmuesit italian.

Calciomercato ka raportuar se pritet huazimi i Scmaccas në kryeqytetin italian me Romën që do ta ketë të drejtën e blerjes pas një viti.

24-vjeçari ka pranuar të rikthehet në Serie A dhe zgjedhja e tij është Roma ku i siguron një fanellë titullari.

Scamacca e ka nisur karrierën te Roma, por në vitin 2015 si 16-vjeçar ishte larguar në drejtim të PSV Eindhoven, derisa tani do të rikthehet në shtëpi ku synon të lë gjurmë me ekipin e parë të Giallorosëve. 

Related posts

Zbulohet klubi befasues që Tuchel dëshiron ta drejtojë pas largimit nga Bayern Munich

D V

Zidane gati për të marrë Bayern Munichun, por është në pritje të një klubi tjetër

D V

Faktohet sulmi seksual, gjykata spanjolle e dënon edhe zyrtarisht me shumë vite burg dhe para Dani Alvesin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy