Agjencia Zhurnal.mk.

Thirrje e hapur për pjesëmarrës dhe vullnetarë në festivalin e filmit për të rinj “Xhifoni Maqedoni”

Është e hapur thirrja për pjesëmarrësit dhe vullnetarët e edicionit të 10-të jubilar të festivalit rinor “Xhifoni Maqedoni”.

Festivali i filmit do të mbahet nga data 5 deri më 10 tetor dhe mund të aplikojnë nxënësit nga klasa e gjashtë deri në vitin e katërt të arsimit të mesëm.

Pjesëmarrësit do të ndahen në tre kategori Junior – nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të, Kadetët – vitin e parë dhe të dytë të shkollës së mesme, të rinjtë – nga viti i tretë dhe i katërt i shkollës së mesme.

Pas një pauze dyvjeçare, juria ndërkombëtare do të përfshijë sërish mbi tridhjetë pjesëmarrës të rinj nga disa vende evropiane, dhe janë planifikuar paraqitje të ftuara nga artistë të njohur vendas dhe të huaj dhe shumë surpriza interesante.

Programi parashikon gjashtë ditë të mbushura me filma, art, krijimtari, muzikë, miqësi për mbi 600 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, mysafirë të shumtë, kolegë dhe miq nga e gjithë Evropa. Vendet jane te limituara, dhe pjesëmarrja në festival është falas.

Jubileu i “Xhifoni Maqedoni” do të mbahet në Qendrën Kulturore Rinore dhe Kinotekën e Maqedonisë së Veriut.

Festivali “Xhifoni Maqedoni” është mbështetur nga Agjencia e Filmit të Maqedonisë së Veriut, Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Kulturës së Italisë, Ambasada e Italisë, Qyteti i Shkupit, si dhe nga Qendra Kulturore Rinore dhe Kinemateka.

Related posts

William Faulkner dhe letërsia që shkruaj

D V

KRITIKËT QELEPIRXHINJË

Z.H

Gjeçovi, etnolog dhe studiues i shquar i kulturës popullore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More