Agjencia Zhurnal.mk.

Thirrja e epidemiologut për qytetarët: Evitimi i grumbullimeve gjatë kësaj periudhe, arma më e mirë

Zbatimi i protokolleve anti-covid është më i rëndësishëm sesa ora policore apo kufizimet e bareve dhe restoranteve sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti. Në Klan News Alimehmeti u shpreh se evitimi i grumbullimeve gjatë kësaj periudhe është arma më e mirë.

“Ora e kufizimit të lëvizjes 23:00-06:00 nuk bën sens,, lëvizja nuk ka pse të kufizohet, nuk ka arsyetim për këtë. Nga krahu tjetër, aktivitetet janë një diskutim tjetër që mbahen apo s’mbahen është çështje e protokollit dhe më e rëndësishmja, grumbullimet. Nuk ka rëndësi në çfarë ore të ditës apo të natës ndodhin, në momentet që stadiumet janë të mbushura plot, pavarësisht nga situata epidemiologjike do të shohim rritjet e rasteve. Ndaj çështja është të evitohen grumbullimet, kur nuk i eviton dot se s’ke ç’të bësh, je pjesë e shoqërisë, do hipësh në autobus, vër maskë dhe nëse nuk je vaksinuar, vaksinohu që sot”.

Deri më tani ka patur mjaft kategori që kanë qenë skeptike për vaksinimin anti-covid, siç janë dhe personat me astmë, por sipas mjekut ata mund të imunizohen me Pfizer.

“Për astmën në veçanti, vaksinat janë treguar efikase dhe të sigurta. Vaksina Pfizer është më e studiuara në këtë drejtim sepse ka investuar më shumë, është e sigurtë, mund të përdoret pa asnjë problem”.

Autoritetet shëndetësore i rikujtojnë punonjësve të administratës, të supermarketeve apo qendrave tregtare të vaksinohen, pasi prej 4 Janarit do t’u kërkohet Green Pass-i ose duhet të testohen çdo javë.

Related posts

Përkthyesi komandove shqiptare në Afganistan: Më ndihmoni, s’meritoj të vritem nga Talebanët

D V

Romani “Të jetosh” i autorit kinez Yu Hua vjen në shqip nga sinologu Iljaz Spahiu

Z.H

Nëna dhe motra detyronin të miturën të prostituonte në këmbim të parave, arrestohen nga policia

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More