Agjencia Zhurnal.mk.

Theophilus Solomon fiton çmimin e “Yllit të javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“Ylli i javës” për xhiron e 13-të në #BKTSuperligë është shpallur futbollisti nigerian në radhët e FC Ballkani , Theophilus Solomon

Sulmuesi 25-vjeçar i portokallezinjve ishte vendimtar në fitoren që skuadra e tij e arriti në derbin e javës kundër FC. Drita (2:0). Ai shënoi të dy golat e kësaj përballje, duke ia mundësuar FC Ballkanit që të rikthehet në pozitën e parë.

Sulmuesi nigerian bëri bujë të madhe me transferimin te Ballkani, pasi vlerësohet si një futbollist mjaft produktiv dhe tashmë dalëngadalë po e kap formën e tij më të mirë edhe në futbollin kosovar, pasi përveç se ka shënuar 3 gola, ndeshje pas ndeshjesh po shkakton telashe mbrojtjeve kundërshtare.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e Ballkanit, e ndau Natare Hadri, specialiste në departamentin e marketingut në BKT.

 

Related posts

Lëvizja Besa: Naser Zyberi nuk e luan rolin e avokatit të popullit, por të BDI-së dhe liderit të saj

Z.H

Bullgaria rikthen në Shkup ambasadorin Angelov

Xh M

Aksident zinxhiror në qendër të Shkupit, përfshihen pesë makina

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More