Agjencia Zhurnal.mk.

​Themelohet nëndega e PDK-së në Regensburg të Gjermanisë

Pas një aktiviteti të ngjeshur për formimin e nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në Regensburg të Gjermanisë, me bashkërendimin e aktiviteteve me anëtarë e simpatizantë të PDK-së në Regensburg me rrethinë, është themeluar nëndega e PDK-së në këtë qytet. Kryetar i nëndegës është zgjedhur Shqiptar Gubetini, ndërsa po ashtu, është zgjedhur edhe kryesia e nëndegës së PDK-së për Regensburg me rrethinë.

 

Në Kuvendin Zgjedhor morën pjesë anëtarë nga Këshilli Iniciues për Bavari dhe Thüringen, përfaqësues nga Këshilli, deputetë të Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Mërgim Lushtaku, njëherësh përfaqësues nga Komisioni për Organizim të zgjedhjeve të PDK-së në Mërgatë, thuhet në një postim të PDK-së në Facebook.

Në Kuvendin Zgjedhor të nëndegës së PDK-së Regensburg morën pjesë edhe shumë shqiptarë nga mërgata, nga fusha të sportit, kulturës, ekonomisë, studentë, etj. Ndryshe, kjo është nëndega e parë e PDK-së në Gjermani. 

Related posts

Aksidenti tragjik në Kroaci, Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve

D V

Tri raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Xh M

Presidenti kroat mori pjesë në ceremoninë e dërgimit të kontingjentit të ri kroat në Kosovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More