Në Johanesburg të Afrikës së Jugut nisi sot Samiti i 15-të i BRICS-it i cili shënon takimin e parë ballë për ballë të krerëve të këtij blloku në katër vjet.
Në këtë Samit merr pjesë edhe Presidenti kinez Xi Jinping , i cili përmes një artikulli të gjatë ka shprehur idetë e tij për këtë ngjarje dhe në mënyrë të veçantë për marëdhëniet midis Kinës dhe Afrikës së Jugut.
Xi nxit forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Kinës e Afrikës së Jugut për të arritur sukses më të madh.
Ai thekson se marrëdhëniet Kinë-Afrikë e Jugut gjenden në një pikënisje të re historike dhe se bashkëpunimi i fortë e prodhimtar kino-afrikan do t’i japë një impuls të ri zhvillimit global dhe do t’i sjellë qëndrueshmëri më të madhe botës.
Gjithashtu Xi shton se Kina dhe Afrika e Jugut, si anëtare të Jugut Global, duhet të punojnë së bashku për forcimin e zërit dhe të ndikimit të vendeve në zhvillim në çështjet ndërkombëtare, për të nxitur përshpejtimin e reformës së institucioneve financiare ndërkombëtare dhe për të kundërshtuar sanksionet e njëanshme
Presidenti kinez do të bëjë gjithashtu një vizitë shtetërore në Afrikën e Jugut me ftesën e homologut të tij Cyril Ramaphosa, shkruan CMG.