Agjencia Zhurnal.mk.

Thellimi i reformave në të gjitha fushat, nxit zhvillimin ekonomik

Ekonomia kineze është rimëkëmbur sivjet dhe zhvillimi me cilësi të lartë i vendit ka bërë përparim të madh, u theksua në një mbledhje të forumit më të lartë politik të vendit, drejtuar nga Xi Jinping .Në këtë mbledhje u përcaktuan masat për të forcuar gjallërinë ekonomike, për të parandaluar e zhdukur rreziqet, për të përmirësuar pritshmëritë shoqërore dhe për të konsoliduar e forcuar hovin e rritjes ekonomike në punën ekonomike gjatë vitit të ardhshëm, shkruan CMG

Kina duhet të forcojë rregullimet kundërciklike e ndërciklike të makropolitikave të veta dhe të vazhdojë të zbatojë një politikë fiskale aktive dhe një politikë monetare të matur.

Politika fiskale aktive duhet të intensifikohet dhe të përmirësohet në mënyrë të përshtatshme në cilësi dhe efektshmëri, ndërsa politika monetare e matur duhet të jetë elastike, e përshtatshme, e synuar dhe e efektshme, sipas mbledhjes.

U theksuan gjithashtu përpjekjet për të orientuar zhvillimin e një sistemi industrial modern nëpërmjet risive shkencore e teknologjike dhe për të forcuar qëndrueshmërinë dhe sigurinë e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit.

Duhet të punohet për të rritur kërkesën e brendshme dhe për të krijuar një “rreth virtuoz” ku konsumi dhe investimet nxisin njëri-tjetrin. Reformat duhet të thellohen në fushat kryesore për t’i dhënë vazhdimisht impuls të fortë zhvillimit me cilësi të lartë.

Related posts

Kapen 5.7 tonë kokainë! Droga nga Amerika Latine po transportohej drejt portit të Hamburgut

Xh M

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Brazil, 8 të vdekur

Xh M

Viktimat e Gazës padisin qeverinë gjermane për “mbështetje të gjenocidit kundër palestinezëve” ​

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy