Agjencia Zhurnal.mk.

Thaqi thotë se Malisheva e meritoi fitoren në pjesën e dytë, ka ankesa edhe ndaj gjyqtarit

Ndeshja ka përfunduar pa fitues, me rezultat 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, trajneri Arsim Thaqi ka pasur disa vërejtje për trajnerin Genc Nuza dhe cilësoi Malishevën si skuadër me të ardhme të ndritur.

“Unë mendoj se në pjesën e dytë e merituam fitoren. E kishim të vetëdijshëm se kë kishim kundër, një ekip që nuk i duhet shumë për të të dënuar”.

“Jemi një ekip e papërvojë, jemi duke punuar çdo herë e më shumë. Nuk dua ta komentoj punën e gjyqtarit, që realisht e them se dy ndeshje që ka referu ai në këtë sezon ka qenë shumë i dobët”.

“Sezonin e kaluar në Ligën e Parë nuk kam pasur asnjëherë probleme. Më kanë ardhë shumë mendime në këtë ndeshje rreth punës së referimit”.

“Normal që jemi të kënaqur me skuadrën, por normalisht ekipet e këtij lloji sikurse ne dënohen nga gjyqtarët, por sido që të jetë dikush tjetër i vlerëson këta. E ardhmja e Malishevës do të jetë shumë e ndritme”, është shprehur trajneri për Art Sport.

/Gazeta Olle/

Related posts

Protestuesit protestojnë para Parlamentit

Xh M

Dramë në dy grupet e Ligës së Parë – rezultatet komplete dhe renditja tabelare pas xhiros së 13-të

Redaksia

Feronikeli e Drenica në procedurë disiplinore, kjo është arsyeja

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More