Agjencia Zhurnal.mk.

Thaqi: Kjo fitore është shumë e rëndësishme, Malisheva është shumë e fortë

Malisheva ka regjistruar fitoren e dytë sezonale duke mposhtur Llapin (3-0) në ndeshjen e xhiros së katërt të BKT Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Olle.

Kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaqi theksoi se kjo fitore e skuadrës së tij është shumë e rëndësishme.

“Fillimi i ndeshjes ishte mjaft i dobët dhe i ngadaltë. Kuptohet që shumica lojtarëve luajnë për herë të parë, në pjesën e dytë ishim të jashtëzakonshëm. Në pjesën e parë i dhamë shumë mundësi Llapit, por në vazhdim treguam maksimumin tonë. Pamë dy pjesë të ndryshme, Llapi ka shumë lojtarë cilësor por dallon normalisht adaptimi nga një fushë në tjetër”, tha ai për Art Sport.

“Kjo fitore është shumë e rëndësishme, nëse arrijmë rezultate pozitive ndaj këtyre ekipeve atëherë tregojmë se Malisheva është shumë e fortë. Drita na tregoi se ka ekip mjaftë cilësore. Ekipi jonë është shumë i mirë”, përfundoi 50 vjeçari.

Malisheva do të përballet ndaj Feronikelit për xhiron e pestë në Superligë.

/Gazeta Olle/ 

Related posts

Mitsotakis: Bullgaria po mban peng Shkupin dhe Ballkanin!

D V

Afrim Isufi nga Kumanova rrëfen luftën me arushën: Ja si shpëtova

Xh M

Mickoski: Koalicionin e pushtetit me ASH-në e barazoj me estradë, nuk ka kapacitet për reforma

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More