Agjencia Zhurnal.mk.

Thaqi flet për dy penalltitë e Prishtinës të cilat i kushtuan me humbje skuadrës së tij

Skuadra e Thaqit është mposhtur nga Prishtina në kryqytet, me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi ka thënë se ka dyshime për dy penalltitë e Prishtinës në ndeshjen që ekipi i tij e humbi me rezultatin 2:1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

‘Ekuilibrin e lojës tonë e prishën dy penalltitë për të cilat i kam dilemat e mia. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë sepse nuk kishim çfarë të humbim. Arritëm të shënojmë një gol por nuk shfrytëzuam edhe rastet tjera që i patëm. Prishtinës i uroj fitoren’, tha trajneri i Malishevës.

Prishtina tashmë renditet në pozitën e pestë në tabelë me 13 pikë, një pozitë më poshtë gjendet Malisheva me 12 sosh.

/Gazeta Olle/ 

Related posts

Moti në mëngjes kthjellët dhe ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale

Z.H

Arsovsksa po dështon, ka premtuar transport publik falas ka realizuar kaos në transport!

I.A

Mbi 500 nxënës të Vizbegut do të mbesin pa transport publik

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More