Agjencia Zhurnal.mk.

Thaçi: Shumica do të rritet në 70 deputetë, Aleanca ngeli vetëm me Levicën

Shkup, 7 dhjetor – Pas brifingut dhe mbledhjes që u mbajt dje mes partnerëve të koalicionit, sot në Utrinski Brifing foli lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.

 

Ai komentoi si rrjedhi mbledhja dhe foli për përforcimin e Qeverisë, e duke paralajmëruar madje se shumica mund të rritet në 70 deputetë, informon Zhurnal.

“Kur bëhen marrëveshje, secili e interpreton marrëveshjen si dëshiron. Për mua është rëndësishme të dihet se shqiptarët nuk fitojnë e maqedonasit nuk humbin pozita. Disa thonë se Alternativa ka marë shumë pozita, por kjo nuk është e saktë. Larg jemi nga ajo përqindje që është dakorduar sipas Marrëveshjes së Ohrit. Tani kemi Qeveri stabile dhe institucione”, thotë Thaçi.

Ai shton se Zaev ka qëllim të ikë nga pozita por kjo do të varet nga situata me Bullgarinë dhe zhvillimin e saj. Ai pret që shumica parlamentare të arrijë deri në 70 deputetë.

“Taravari dhe partia e tij tani kanë tre vite të konsolidohen sepse u ngeli vetëm Levica. Tani do të hapen kapituj dhe për këtë është e rëndësishme të ketë Qeveri stabile. Pres Aleanca dalë ngadalë të zhduket nga skena politike, ndërsa pres që PDSH do të rikthehet sepse unë isha deputeti i 60të para një muajve”, thotë Thaçi, njofton Zhurnal.

Thaçi shton se PDSH dhe BDI kanë dëshmuar se nuk janë parti incidente por stabile.

“Mirë është kjo. Qeveri që nuk kanë probleme shumë shpejtë bëhen autokrate. Nuk besoj se në muajt në vijim do të tërhiqet Zaev sepse kemi çështje të rëndësishme para neve. Besoj se nëse vijmë deri në hapjen e kapitujve situata do të relaksohet”, thotë Thaçi.

Për problemin e Bullgarisë, Thaçi thotë se si ndihmë të shtetit tonë janë kyçur dhe forca të jashtme.

“Nëse tani nuk e zgjidhim këtë, do të kalojnë vite”, thotë Thaçi duke patur parasysh se nga 1 janari, kryesues me BE-në do të jetë Franca, ndërsa është i njohur qëndrimin i MAkronit për zgjerimin.

Thaçi shton se nuk do të ketë ndryshime të veçanta kadrovike në institucione sepse kjo na kthen në kohëra tjera të partizuara. Ai konsideron se BDI po fillon ta humbë fuqinë dhe se ne nuk guxojmë të ndërtojmë shoqëri paralele.

“Shohim se Bosnja bëhet jofunksionale pikërisht përshkak këtyre punëve, përshkak partive dhe nacionalizmit. Këtë duhet ta shmangim”, thotë Thaçi.//Zhurnal.mk

Related posts

Skadon afati për parashtrimin e raporteve nga mediat për hapësirën e marketingut deri tek ESHR

D V

LSDM nuk do të dëgjojë për zgjedhje, kërkojnë dorëheqje nga Mickoski

Z H

SHBA e dëshpëruar që Shkupi dhe Tirana nuk filluan negociatat, i bëjnë thirrje BE-së të mbajë premtimin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More