Agjencia Zhurnal.mk.

Thaçi: BE-ja po vonon me eurointegrimin tonë, edhe opozita duhet të ndihmojë në këtë proces

Shkup, 8 mars – Kriza në Ukrainë është pa presedan. Kam pritur që do të komplikohen punët, por deri kaq nuk e prita. A ka edhe një shansë të vogël kjo punë të kthehet mbrapa. Kjo është kështu sepse politikat birokratike të vendeve evropiane reaguan ngadalë ndaj kësaj pjese të Evropës. Mendoj se BE-ja është vonuar shumë me përshpejtimin e procesit të integrimit të Ukrainës. Edhe ukrainasit edhe rusët vijnë nga një fis i njejtë, përqindja është e madhe që ato të kenë martesa të përziera, ndërsa edhe Ukraina ka potencial të madh. Ukraina nuk kishte çfarë të bëjë përpos që t’i përgjigjet sulmit. Kërcënimi i Putinit me armë nuklerae për mua është kërcënim mafioz, edhe pse nuk besoj se do të vijë deri këtu. Kështu është shprehur sot mes tjerash kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në Utrinski Brifing.

Ai shprehet se Putini është i vetëdijshëm se të gjitha dëshirat e tij nuk mund të përmbushen, si dhe populli rus nuk ka fare lidhje me këtë agresion që po bëhet.

Lidhur me qëndrimet e shqiptarëve në rajon për këtë konflikt, Thaçi thotë se shqiptarët janë me orientim amerikan dhe se në këto momente të gjithë duhet të kenë një anë të mbështetur.

“Shqiptarët duhet ta kuptojnë se këto vlera perëndimore që i jetojmë këtu nuk janë vetëm për shqiptarët por për të gjithë”, thotë Thaçi.

Ai konsideron se procesi i eurointegrimit nuk mund të ngelë në status kuo dhe se duhet të gjithë së bashku të punojmë që të arrijmë përparim deri në qershor sepse njerëzit janë të dëshpëruar.

“Prioriteti ynë është të hapim negociatat, ndërsa Qeveria dotë bëjë gjithçka për këtë. Por obligime ka edhe opozita, ajo duhet të qëndrojë konstruktive në këtë proces. Nëse opozita qëndron konstruktive dhe ndihmon në këtë proces të rëndësishëm, atëherë Qeveria duhet të mer parasysh kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme. Sipas asaj që e shoh unë, opozita shqiptare nuk po qëndron mirë”, thotë Thaçi.//Zhurnal.mk

Related posts

Toshkovski për vizitë të DPB Kërçovë dhe departamenteve të policisë në Zajaz dhe Osllomej

Xh M

Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tetovës organizoi trajnimin njëditor “Ndriço rrugën tënde drejt suksesit”

Xh M

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy