Agjencia Zhurnal.mk.

Teuta “peshkon” tek Gjilani, kampionët e Shqipërisë interesohen për mbrojtësin e njohur

Skuadra e Gjilanit pritet të mbetet pa mbrojtësin e tyre, Franc Veliu.

Tashmë kur është hapur merkato e dimrit, klubet nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut po “peshkojnë” tek njëra-tjetra për të siguruar shërbimet e futbollistëve dhe për t’u përforcuar në pozicionet ku po çalojnë.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se nga skuadra e Gjilanit pritet të largohet mbrojtësi i njohur, Franc Veliu, i cili mund të vazhdojë karrierën në Kategorinë Superiore.

33 vjeçari nuk kishte shumë hapësira këtë edicion tek skuadra e Ismet Munishit dhe tashmë largimi i tij pritet të ndodhë gjatë ditëve në vijim.

Për mbrojtësin ka shprehur interesim skuadra kampione e Shqipërisë, KF Teuta – e cila mund ta transferojë atë në këtë merkato.

 

Related posts

Bojkotohet mësimi në Jabollçishtë të Epërme!

D V

Spasovski: Maqedonia e Veriut është e gatshme të ndërmarrë rolin e vëzhguesit në Rrjetin evropian të migracionit

Z.H

MPB: Gjithsej 65 sanksione për autobusët që kryejnë transportin e nxënësve

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More