Agjencia Zhurnal.mk.

Teuta Arifi: Vajzat e klubit të futbollit të femrave “Shkëndija” – Tetovë janë margaritari i sportit në qytetin tonë!

Shkup, 25 tetor – Kandidatja për kryetar të Tetovës, Teuta Arifi ka vizituar sonte klubin futbollistik të femrave “Shkëndija” – Tetovë, ku ka ndarë momentet e kaluara në Facebook.

 

Vajzat e klubit të futbollit të femrave “Shkëndija” – Tetovë janë margaritari i sportit në qytetin tonë! 

Këto vajza përplot energji dhe elan garojnë në ligën e parë të futbollit të femrave ne vend dhe në vazhdimësi kanë dëshmuar rezultate dhe suksese fantastike. Shumë nga gocat janë edhe pjesë e përfaqësueses së futbollit të femrave të RMV!

Dua të përshëndes edhe punën e palodhshme të trajnerit Shpëtim Kuçi, i cili bashkë me stafin po bëjnë një punë të përkryer për të promovuar dhe avancuar këtë skuadër të jashtëzakonshme! 

Deri më tani kemi përkrahur dhe mbështetur KFF “Shkëndija”, dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen! 

Suksese goca! 

Related posts

Ganiu premton pishinën në 100 ditët e para

D V

Taravari sfidon Bejtën: Dil në mejdan të peshojmë a ti bëre më shumë për 8 apo unë për 4 vite në Gostivar

Redaksia

Shilegov: Në mandatin e ri, subvencion të qëndrimit në çerdhe dhe ulje të pagesës mujore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More