Agjencia Zhurnal.mk.

Teuta Arifi i fton qytetarët të dalin në zgjedhje: Sot është ditë e veçantë

Shkup, 31 tetor – Kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e ka ushtruar të drejtën e saj të votës për zgjedhjet lokale.

 

Pas votimit, ajo ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të votojnë me vullnet të lirë.

“Sot është ditë e veçantë kur të gjithë qytetarët duhet ta kryejnë obligimin e tyre qytetar. E rëndësishme është që të ketë zgjedhej fer dhe demokratike, si dhe qytetarët ta sjellin vendimin e tyre. Jam e bindur se vendimi i tyre do të jetë i fuqishëm për Tetovën, për qytetin dhe zhvillimin tonë. Ju dëshiroj të gjithë qytetarë shumë shëndet dhe ta kryejnë obligimin e tyre me mendje dhe me vullnet të lirë”, tha mes tjerash Teuta Arifi.

Ndryshe, në raundin e parë ajo doli fituese, kurse në balotazh në garë është me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin.

Related posts

Mexhiti: Për BDI-në është ideale që të ketë zgjedhje të parakohshme

Redaksia

Maqedonia e Veriut ka nënshkruar shumë marrëveshje me Kosovën, por pak i ka implementuar ato

N E

Presidenti bullgar Radev deri në fund të kësaj jave do të kumtojë kur do ta thirr Asamblenë popullore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More