Agjencia Zhurnal.mk.

Teuta Arifi: Energji e lirë dhe ekologjike për të gjithë

Tetovë, 6 tetor – Gjatë katër viteve të ardhshme në komunën e Tetovës do të fillojë edhe gazifikimi. Brenda katër viteve të ardhshme, 50% e rrjetit të planifikuar të shpërndarjes do të ndërtohet në komunën e Tetovës, në përputhje me studi- min ekzistues të fizibilitetit, një studim i kryer në vitin 2014 dhe i financuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Gasifikimi do t’u mundësojë familjeve, industrive dhe bizneseve që të kenë energji alternative, të pastër, ekologjike dhe shumë më të mirë.

Kostoja e lidhjeve të reja do të jetë më pak se 100 euro dhe komuna do t’i subvencionojë pjesërisht këto shpenzime për të gjitha familjet dhe plotësisht për familjet me ndihmë sociale.

Në vijim, në Ministrinë e Ekonomisë është përfunduar procedura për partneritetet publiko-privat. Kjo procedurë do të përfundojë deri në fund të vitit 2021. Partneri privat do të ketë si detyrim që ta projektojë, ndërtojë dhe mirëmbajë rrjetin e shpërndarjes.

Sipas projektit operatori i rrjetit sekondar do të ketë obligim që për 4 vite të mbulojë së paku 50% të territorit të qytetit të Tetovës, që do të mundësojë kyçje të amvisërive dhe institucioneve në rrjetin e furnizimit me gaz.

Gasifikimi: Energji e lirë dhe ekologjike për të gjithë ✅Gjatë katër viteve të ardhshme në komunën e Tetovës do të…

Posted by Teuta Arifi on Wednesday, October 6, 2021

Related posts

BDI dhe LSDM arrijnë marrëveshje për Gostivarin

D V

Mickovski: Në këto zgjeedhje t’i japim mundësi një të ardhme të përbashkët më të ndryshme dhe të re

D V

Për komunë të blertë, forumi i Gruas BDI hap qendrën e aktiviteteve të grave dhe vajzave në Çair (VIDEO)

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More