Agjencia Zhurnal.mk.

Tetova pas barazimit me Dritën: Rezultati ishte i drejtë dhe jam i kënaqur për këtë

Pasi mposhti Gjilanin 2-3 dhe barazoi me Prishtinën 1-1, lipjanasit kanë ndalur edhe Dritën 1-1.

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova ka folur pas ndeshjes, duke thënë se ishin përgatitur për tri pikë, por që tha se rezultat baras ishte i drejtë.

“Ne kemi përgatit ndeshjen për tre pikë, edhe pse kemi pasur një kundërshtar të vështirë si Drita. Rezultati 1:1 ishte i drejtë dhe jam i kënaqur për këtë”, tha Tetova.

Tutje trajneri shqiptar deklaroi se është i lumtur që tani e tutje ndeshjet si vendas do t’i zhvillojnë në Lipjan.

“Gjithashtu jam i lumtur për tifozët që më në fund shijuan ndeshjen në shtëpi si vendas, pasi kemi tre muaj që jemi shëtitur tani është mirë për ne sepse do të luajmë dhe do të stërvizemi në shtëpi, pasi tani edhe lodhja do të jetë më e vogël te lojtarët”, u shpreh trajneri për Art Sport.

Related posts

Takohen Meta dhe Pendarovski: Konstatohet nevoja për fillimin e negociatave për të dy shtetet

Z.H

Vërshimet në Shkup/ U paraqitën 349 dëme të siguruara, East Gate me franshizë prej 100,000 eurove

Z.H

Më 13 tetor fillon procesi gjyqësor për të arrestuarit në protesta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More