Agjencia Zhurnal.mk.

Tetova mbulohet nga bora.Në Malësi trashësia e saj gati 1 metër

Shkup, 11 dhjetor – Tetova është mbuluar nga bora të shtunën në mëngjes ,ndërsa situata është ndryshe në zonat e Malësisë ku trashësia e saj ka arritur rreth një metër informon Tetovasot.

 

Këto rreshje intensive janë duke vazhduar ndërsa sipas i formacioneve në Kodrën e Diellit në Tetovë trashësia e borës ka mbërrijë në 85 centimetra, derisa në Mavrovë dhe Lazaropole është 26 centimetra.

Sipas Entit Hidrometeorologjik, në Kodrën e Diellit janë regjistruar temperature të ulta deri -6 gradë Celsius, derisa më pas vijojnë Lazaropole, Mavrova me -2 gradë, -1 gradë është regjistruar në Krushevë, Ohër, Pretor, Shkup, Prilep dhe Berovë, etj.

Edhe gjatë ditës së sotme priten reshje intensive të borës. Ndërsa në pjesët e larta malore do të ketë reshje të borës.
Në Shkup gjatë tërë ditës do të ketë mot me vranësira dhe me reshje të shiut. Temperaturat maksimale do të jenë 5 gradë Celsius.

Related posts

Gostivar, shtëpia shekullore e trashëgimisë kulturore drejt rrënimit, rrezikon banorët

D V

OEMVP kërkon të arrihet marrëveshje me Kosovën për transport të mallrave

Z H

Konferencë përmbyllëse “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut: përvoja dhe perspektiva”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More