Agjencia Zhurnal.mk.

Tetova: Lojtarët e Dukagjinit nuk e respektuan “Fair-Play” kur shënuan gol!

Ndeshja e zhvilluar në Klinë mes Dukagjinit dhe Ulpianës përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes ka folur kryetrajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, i cili u shpreh i gëzuar që skuadra e tij fitoi një pikë, por kishte disa kritika për skuadrën vendase të cilët sipas tij nuk luajtën Fair-Play

‘Kishim ardhur për një rezultat pozitiv dhe e arritëm qëllimin. Për mua, Ulpiana e ka fituar ndeshjen pasi lojtarët e Dukagjinit nuk e respektuan rregullin e ferplejit kur shënuan golin e barazimit. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit që ka treguar rritje në secilën xhiro dhe do të presim ndeshjet e radhës për t’u përmirësuar edhe më shumë’, ka thënë Tetova.

/Gazeta Olle/

Related posts

BE jep miliarda për të penguar migracionin nga Afrika që kalon edhe nëpër Maqedoninë e Veriut

Xh M

Ligji për prejardhjen e pronës ende në procedurë, as Gërkovska nuk e din kur do dorëzohet në Kuvend

Xh M

Kovaçevski flet për skandalin në M-NAV

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More