Agjencia Zhurnal.mk.

Tetova: Kemi nevojë për freski, lojtarët janë të konsumuar

Drita ka shënuar fitoren e radhës, pasi në shtëpi ka mposhtur Ulpianën me rezultat 3-1, shkruan Gazeta Olle.

Kjo nuk ishte ndeshje aspak e lehtë për bardhekaltrit, pasi dy golat e fitores erdhën në minutat shtesë.

Sipas trajnerit të skuadrës lipjanase, Edlir Tetova, problemi të shtunën gjatë ditës ka qenë fusha shumë e rënduar në Gjilan si dhe fondi i lojtarëve.

‘Sot nuk mund të flas për futboll. U pa që edhe në fushën e lojës asnjëra skuadër nuk bënte pasime. Ishte ndeshje ‘merr topin dhe dërgoje sa më larg që mundesh’. Kjo ndikoi te skuadra ime më shumë dhe ishte ndeshje me episode. Nuk kishim mundësi të bënim zëvendësime për shkak edhe të lëndimeve. Penalltitë nuk i gjykoj sepse janë të tjerët që merren me këtë. Ne do të shohim mundësinë për t’u përforcuar në çdo repart. Kemi nevojë për freski. Lojtarët janë të konsumuar. Po të njëjtit luajnë 90 minuta në 18 ndeshje. Po të operojmë mirë do të kemi edhe rezultate në stinorin pranveror’, theksoi Tetova.

/Gazeta Olle/

Related posts

Kovaçevski tregon pse nuk kreu shërbimin ushtarak: Që atëherë, edhe sot kam probleme abdomenale

Z.H

Vushtrria apo Malisheva, kush do të luaj edicionin e ardhshëm në Superligë – sot zhvillohet finalja e barazhit

Redaksia

Lajçak: Sfida më e madhe në Ballkan është që Shkupi dhe Tirana t’i nisin negociatat me BE-në

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More