Agjencia Zhurnal.mk.

Tetova e gatshme për raundin e dytë të votimit

Shkup, 30 tetor – 58 të sëmurë, dy të infektuar e Covid-19 dhe 65 të burgosur kanë votuar sot në Komunën e Tetovës. Nazim Dauti nga Komisioni Komunal Zgjedhor thotë se është formuar një komision i veçantë për personat e pafuqishëm.

 

 “Persona të sëmurë edhe të pafuqishëm, me të gjithë ata të raundit të parë, i kemi 58 ku, të gjithë Këshillat Zgjedhore janë në terren, pas pranimit të materialit zgjedhor duhet të realizojnë edhe procesin e votimit për personat e paraqitur si të sëmurë edhe të paaftë. Po ashtu kemi të paraqitur edhe dy persona me Covid që kanë vendim të plotfuqishëm nga Inspektorati Sanitar. Po ashtu sot është realizuar edhe procesi i votimit në burgun e Tetovës, ku janë të paraqitur persona që vuajnë dënimin me burg dhe janë 65 persona”, tha Nazim Dauti – KKZ – Tetovë.

Sa i përket procesit të votimit nesër, nga Komisionin Komunal Zgjedhor në Tetovë thonë se të gjithë 117 vendvotimet janë gati edhe se materiali zgjedhor është dorëzuar.

“Në kuadër të komisionit komunal zgjedhor të Tetovës i kemi 117 vend votime dhe i gjithë materiali zgjedhor është shpërndarë në të gjithë vendvotimet”, shtoi Nazim Dauti.

Nga KKZ Tetovë nuk besojnë se në këtë raund të dytë do të ketë problem me identifikimin biometrik të votuesve, për shkak se komisionarët kanë pasur trajnime shtesë. Në Tetovë sot kanë votuar 125 persona ndërsa gjatë ditës së nesërme të drejtën e votës e kanë 85,642 votues.

Related posts

Rreth 300 kandidatë të paraqitur për kryetar komunash në Maqedoni

D V

Mbështetja greke për europerspektivën e Maqedonisë së Veriut mbetet e pandryshuar

Z H

Visar Ganiu: Urime Çairi im, fitoren e kemi të përbashkët

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More