Agjencia Zhurnal.mk.

Tetova: Çdo gjë i shkoi për shtati Llapit

Ulpiana e ka filluar me humbje stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra nga Lipjani është mposhtur me rezultat 2-0 në udhëtim te Llapi, në kuadër të xhiros së 19-të, shkruan Gazeta Olle.

Pas humbjes ka folur trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, i cli tha se skuadrës së Llapit i shkoi për shtati çdo gjë.

“Në pjesën e parë kishim mundësi të shënonim, por futbolli kështu e ka. Në pjesën e dytë u shfaq një skaudër krejt ndryshe, duhet t’i pranojmë. Çdo gjë i shkoi për shtati Llapit.

Sigurisht Santosi është sulmuesi ynë kryesor. Mungesa e tij vërehet. Sigurisht edhe ata që luajtën nuk bën keq. Golat e Santosit janë të vlefshëm, por në skuadrën tonë golat janë të shpërndarë” -tha Tetova.

Pas kësaj humbje, lipjanasit renditen në vendin e nëntë me 18 pikë, ku edhe rrezikojnë rënien nga Superliga.

/Gazeta Olle/

Related posts

Kovaçevski – Radev: Nëpërmjet dialogut të arrijmë zgjidhje të cilat i respektojnë vlerat evropiane dhe dinjitetin e të dy popujve

D V

Petrovska: Mundësi të barabarta për gratë dhe burrat në mbrojtje dhe ushtri

Redaksia

Bisedimet për rritjen e pagës minimale vazhdojnë të premten

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More