Agjencia Zhurnal.mk.

Tetë kandidatë për prokurorë të rinj në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Shkup, 2 dhjetor – Për pesë vende të reja për prokurorë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Këshillin e Prokurorëve Publikë janë dorëzuar tetë kandidatura.

 

Konkursi zyrtarisht, siç thonë nga Këshilli i Prokurorëve Publikë për MIA-n, dje ka përfunduar dhe në periudhën e ardhshme do të shqyrtohen kandidaturat.

Në prill të këtij viti Këshilli i Prokurorëve Publikë solli vendim për zgjedhjen e pesë prokurorëve publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Shkup.

Prokurorë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup, Këshilli i zgjodhi prokurorët Lile Stefanova, Artan Ajro, Trajçe Pelivanov, Natasha Pop Trajkova dhe Katerina Kollariq.

Related posts

Janë regjistruar 468 raste të reja të Kovid-19, 11 të vdekur, 284 të shëruar

D V

Mickovski: Nuk do të respektojmë marrëveshje të njëanshme me Bullgarinë

D V

Për shkak të punëve ndërtimore ndërprerje e përkohshme e komunikacionit në rrugën Kërçovë- Ohër

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More