Agjencia Zhurnal.mk.

Tesla nën hetime në SHBA – shoferët mund të luajnë video-lojëra

Një hetim është nisur në SHBA për më shumë se gjysmë milioni vetura Tesla që janë të pajisura me ekranet me prekje.

Kjo vjen pas një ankese të paraqitur nga një përdorues që zbuloi se mund të luante video-lojëra gjatë vozitjes.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut të SHBA-së (NHTSA) do t’i kontrollojë rreth 580 mijë modele Tesla 3, S dhe X të prodhuara nga viti 2017 deri në ditët e sotme, raporton bbc.

Funksioni që po hetohet quhet “Passenger Play” dhe i lejon përdoruesit të luajnë lojëra në ekranin e tyre me prekje në veturë.

Ai paralajmëron se të luash gjatë lëvizjes është “vetëm për pasagjerët” dhe kërkon konfirmimin e kësaj përpara se të lejojë lojën.

Ankuesi shtoi se funksioni ishte i disponueshëm që nga dhjetori i vitit 2020. Më parë funksioni i lojës aktivizohej vetëm kur automjeti ishte në modalitetin Park.

Në fillim të këtij muaji, NHTSA raportoi se 3,142 vdekjet në aksidente u atribuohen shoferëve të shpërqendruar. 

Related posts

Shoferi drejton Paganin në rrugët e përmbytura të Dubait

D V

Pse së shpejti do të barazohen çmimet e veturave elektrike dhe ato me benzinë?!

D V

Shitjet e automjeteve në Evropë: Rënie e madhe e shitjeve të veturave elektrike dhe ato me naftë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy