Agjencia Zhurnal.mk.

Tesla lanson ‘përshtatësin’ e karikimit në mënyrë që shoferët të kenë qasje në stacione publike të mbushjes

Tesla ka lansuar zyrtarisht ‘përshtatësin’ e saj për karikim CCS për 250 dollarë, duke iu mundësuar shoferëve të Teslës të kenë qasje në stacionet publike të karikimit. Ky është një produkt që pronarët e Tesla-s e kanë kërkuar prej kohësh.

 

Vitin e kaluar, Tesla ka treguar se është gati të hapë rrjetin e saj Supercharger për automjetet elektrike që nuk janë Tesla.

Ky ka qenë një shqetësim për pronarët e Tesla-s pasi do të rrisë trafikun në stacionet Supercharger. Për më tepër, nuk funksionon në të dyja mënyrat, pasi pronarët e Teslës nuk kanë qasje në shumicën e stacioneve të karikimit që nuk janë për veturat Tesla për shkak se janë të pajisur me lidhës CCS.

Në vitin 2020, Tesla njoftoi se një ‘përshtatës’ CCS1 po vjen, por ai ishte i disponueshëm vetëm në Kore, për disa arsye.

U deshën dy vjet, por tani Tesla më në fund ka lançuar ‘përshtatësin’ CCS në Amerikën e Veriut me një përditësim në dyqanin e saj online:

Tesla shkruan për ‘përshtatësin’ Tesla CCS Combo 1 në përshkrimin e produktit:

“Zgjeroni opsionet tuaja të karikimit të shpejtë me ‘përshtatësin’ Tesla CCS Combo 1. Përshtatësi ofron shpejtësi karikimi deri në 250 kW dhe mund të përdoret në rrjetet e karikimit të palëve të treta”.

Related posts

Manhart përgatit versionin edhe më të fuqishëm të Mercedes-AMG SL63

D V

Ju është bllokuar kapaku i rezervuarit? Pamje që ju ndihmojnë si ta hapni pa e dëmtuar veturën

D V

Audi po teston intensivisht RS Q e-tron me të cilën do të marrë pjesë në Rally Dakar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More