Agjencia Zhurnal.mk.

Tërmeti prej 7 ballësh godet Ishujt Solomon

Një tërmet me magnitudë prej 7 shkallësh të Rihterit ka goditur Ishujt Solomon në Oqeanin Paqësor, pranë rajonit jugperëndimor të Malango.

 

Nuk është raportuar ende për të lënduar apo të vdekur, por njerëzit në kryeqytetin Honiara raportuan lëkundje të mëdha për rreth 20 sekonda.

Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor, e mbështetur nga SHBA-ja, tha gjithashtu se kërcënimi kishte kaluar tashmë, edhe pse shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe bëri që disa qytetarë në Honiara të dilnin me nxitim nga ndërtesat.

Pas këtij tërmeti, edhe Prokurori i Përgjithshëm i Ishujve Solomon publikoi disa pamje në Twitter të kabineteve të tejmbushura të dosjeve dhe dokumenteve të shpërndara në dysheme.

Related posts

Dhjetëra bashkëpunëtorë të Putinit u diagnostikuan me koronavirus

D V

Një pjesë e trupave ruse janë tërhequr nga Ukraina, dëshmi se nuk po mund të avancojnë në shumë fronte dhe kanë pësuar humbje të mëdha

D V

Fotografohet duke mbajtur kallashnikovin në duar derisa qëndronte jashtë dritares së veturës – policia në San Francisco vihet në kërkim të saj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More