Agjencia Zhurnal.mk.

Tërmeti në Shqipëri ndjehet edhe në pjesët perëndimore të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 12 nëntor – Tërmeti që pasdite është ndjerë nga popullata në pjesët perëndimore të Maqedonisë së Veriut, me epiqendër në Shqipëri, 120 kilometra në jugperëdnim të Shkupit, siç informoi Opservatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit natyror –matematikor në Shkup, ka qenë me intensitet prej katër ballëve sipas Shkallës së Rihterit.

 

Tërmeti, i regjistruar në ora 16 e 08 minuta, është me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë në rajonin epiqendror Dibër.

Siç njoftoi paraprakisht korrespodenti i MIA-s nga Dibra, epiqendra e tërmetit ka qenë në qytezën kufitare shqiptare Bulqizë, rrethina e Peshkopesë.

Para rreth dhjetë ditëve janë regjistruar rreth 20 tërmete me epiqendër në të njëjtin rajon, i cili është rreth 30 kilometra nga Dibra. Më i fuqishmi ishte me intensitet prej 4,8 ballë sipas Rihterit. 

Related posts

Ende s’dihet kush i preu gypat e oksigjenit në Spitalin e Tetovës

R Zh

Prezantimi i hulumtimit “Të rinjtë në zgjedhjet lokale 2021”

Z H

Kryeministri bullgar Petkov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë bashkërisht

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More