Agjencia Zhurnal.mk.

Tërmeti i fuqishëm godet Italinë, magnituda dhe epiqendra

Një tërmet i fortë është ndjerë pak më parë në Italinë Qendrore rreth orës 12:25 minuta me epiqendër midis Marche dhe Abruzzo. INGV vlerësoi për këtë ngjarje të parë një magnitudë prej 4.1  ballë të shkallës Rihter. Një minutë më vonë, një goditje e dytë me magnitudë 3.6 e ndjekur nga dy të tjera me magnitudë 2.5 dhe 2.0.

 

Sipas mediave italiane, epiqendra ishte në rajonin e Abruzzo-s pothuajse përgjatë kufirit, 4 km nga Folignano në provincën e Ascoli Piceno dhe 7 km nga qyteti i Ascoli ku tërmeti u ndje dukshëm me njerëz që dolën në rrugë. Lëvizja sizmike u ndje mirë edhe në Umbria dhe raporte erdhën gjithashtu nga Toscana dhe Lacio. Për momentin nuk ka asnjë lajm për dëme.

Related posts

Qipro nuk lejon ankorimin e katër anije luftarake ruse në portet e ishullit

D V

Macron i drejtohet kombit francez rreth agresionit rus në Ukrainë

D V

G-7 e ndarë mbi thirrjen e presidentit Biden për qëndrim të ashpër ndaj Kinës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More