Agjencia Zhurnal.mk.

Tërmet në Turqi

Disa persona u lënduan në tërmetin 4.9 ballë që goditi provincën perëndimore turke të Izmirit dhe shkaktoi panik në mesin e popullatës, thanë zyrtarët.

 

Kryetari i komunës së Izmirit ka bërë të ditur se nuk raportohet për dëme të mëdha materiale përveç minares së shembur të një xhamie, raporton AP.

Agjencia Turke e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti me magnitudë 4.9, me epiqendër në rrethin Buca të Izmirit, ndodhi në orën 03:29 me orën lokale të mëngjesit të sotëm dhe u pasua nga disa pasgoditje më të vogla, si dhe u ndje në zonat përreth.

Të paktën dy persona u plagosën pasi u hodhën nga një lartësi teksa po përpiqeshin të largoheshin nga shtëpitë e tyre në panik, njoftoi ministri i Brendshëm.

Related posts

Imazhe tmerri të burgjeve të mbipopulluara në Filipine ku fjetja bëhet ‘me turne’

Xh M

Forcat ruse tërhiqen nga Kharkiv

Xh M

FMN-ja: Ekonomia kineze do të rritet 8.4 % sivjet

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More