Agjencia Zhurnal.mk.

Tërmet i fuqishëm në ishullin e njohur në Greqi

Ishulli grek i Kretës është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC) tha se tërmeti në destinacionin e pushimeve kishte një thellësi prej 1.24 milje.

Ende nuk është e qartë se sa njerëz janë lënduar në incidentin e së hënës, me detaje ende të pakta.

EMSC kishte raportuar një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter që goditi ishullin minuta para “goditjes më të madhe” – me lëkundje që u ndjenë edhe më pas.

Një turist, përdorues i Twitter ka shkruar: ‘Thjesht po paketoj gjërat për të fluturuar për në shtëpi. Sapo përjetova një dridhje/tërmet shumë të fortë të tokës në Kretë!”.

Related posts

I kujt është faji për mungesën e energjisë?

Z H

Derisa po tentonte të kalonte binarët ngec me veturë mes dy rampave, qytetari nga Luksemburgu shpëton për një “fije floku” – por jo edhe mjeti

D V

Blinken: Talebanët përballë presionit ndërkombëtar për të lejuar evakuimet

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More