Agjencia Zhurnal.mk.

Tensione në Kuvend, Garda përplaset me deputetët e Rithemelimit, shkak flakadanët

Nisin tensionet në Kuvend. Deputetët e Rithemelimit janë përplasur me Gardën në hyrje të Kuvendit, pak para nisjes së seancës plenare.

Garda nuk lejon hyrjen e deputetit Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi pasi sipas tyre, kanë flakadanë në xhepa.

Pasi kanë hyrë në sallën e Kuvendit, deputetët demokratë kanë nisur aksionin për moslejimin e zhvillimit normal të seancës plenare, duke përmbysur karriget e duke i vendosur ato para foltores së Parlamentit.

Në fjalën e tij, para nisjes së seancës plenare, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama si më hajdutin në europë e botë. Sipas tij, fakti që mazhoranca nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore, ka lidhje me fshehjen e ‘vjedhjeve’ të kryeministrit.

“Krijimi i komisioneve hetimore parlamentare, do nxirrnin Ramës si kryeministrin në hajdut në Evropë e botë. Komisionet janë forma e kontrollit mbi qeverinë. Edi Rama nuk mund të pranojë komisionet se do nxirrnin në pah se sarajet e tij të Surrelit janë të ndërtuara mbi bazën e ryshfetit, favoreve që iu ka dhënë firmave të ndërtimit”, tha Berisha.

Related posts

Ka dëmtime në mushkëri, deputeti socialist Bujar Çela pritet të hyjë në sallë për ndërhyrje kirurgjikale

Xh M

Shpërthim i fortë në Lushnjë, dy të vdekur dhe shtatë të plagosur, mes tyre deputeti Bujar Çela

Xh M

Shpërthim masiv në Lushnje të Shqipërisë, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy