Agjencia Zhurnal.mk.

Ten Hag vlerëson lartë futbollistët e tij: Ishte një fitore masive në Villa Park

Manchester United ka marrë një fitore shumë të rëndësishme të dielën pasdite ku mposhti Aston Villan në udhëtim me rezultat 1-2.

Djajtë e Kuq zhvilluan një ndeshje të madhe dhe sigurisht që i lumtur me këto tre pikë ka qenë edhe trajneri Erik Ten Hag.

Tekniku holandez ka thënë se ndaj Villas ishte një fitore masive pasi kishin objektiv tre pikët dhe ia dolën.

“Është një fitore masive për ne. Ne jemi afruar dhe ky ishte synimi. Ishte absolutisht objektivi ynë dhe ia dolëm”.

“Mendoj se edhe mënyra se si e bëmë, më pëlqeu. Sigurisht që më pëlqeu veçanërisht 20 minutat e para kur ne diktuam lojën”.

“Më pas, mendoj se kemi rënë paksa shumë. Ne patëm momentet tona në kundërsulme, por për të luftuar nga 1-1 na bën shumë të lumtur për sot”, deklaroi Ten Hag.

Djajtë e Kuq arritën një tjetër fitore të madhe kundër Villas së vendit të katërt për të ulur diferencën në vetëm pesë pikë në tabelë. 

Related posts

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

Xh M

“Ai është i jashtëzakonshëm” – Guardiola tregon lojtarin e Man United të cilin do të donte ta kishte në ekip

Xh M

Largime masive nga Real Madrid, mbretërorët në kërkim të fondeve për Mbappe

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy