Agjencia Zhurnal.mk.

Temperaturat nën zero në mëngjesin e sotëm në Kodër të Diellit dhe në Mavrovë

Shkup, 4 dhjetor – Mëngjesi më i ftohtë është në Kodër të Diellit dhe Llazaropole me -2 gradë të matur në ora 7:30, ndërsa temperatura është minus edhe në Mavrovë, një gradë nën zero, kumtoi DPHM.

 

DPHM-ja informon se paradite do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me vranësira të shtuara në pjesët perëndimore si dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior, më e theksuar në mëngjes dhe paradite do të jetë përgjatë lumit Vardar. Pasdite moti me vranësira do të zvogëlohet. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të jetë moti mesatar dhe me vranësira. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen dhe era do të dobësohet. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 11 gradë Celsius.

Related posts

Nëpunësit policorë për herë të parë u dhuruan lule grave drejtuese të automjeteve në Dibër

D V

“Virtuale apo reale – rregullat janë të njëjta! Të jemi mediatik të edukuar” – Ditët e edukimit mediatik

Z.H

Mariçiq: Ekipi nga Maqedonia është i gatshëm të fillojë procesin e skriningut

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More