Agjencia Zhurnal.mk.

Meteoalarm portokali, edhe sot mbi 40 gradë Celsius

Shkup, 31 korrik – Mot me diell dhe shumë nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius vazhdojnë edhe sot, për shkak të së cilës në fuqi është meteo alarm portokalli, ndërsa janë dhënë edhe rekomandime për mborjtje të popullatës.

 

DPHM paralajmëron se edhe në ditët në vijim do të ketë temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperaturat maksimale përgjatë Vardarit për 2 deri 3 gradë Celsius do ta tejkalojnë 40-të gradëshin.

Sot temperatura maksimale do të arrijë deri në 42 gradë Celsius, ndërsa vlera e indeksit UV=9.

Në Shkup do të jetë me diell dhe shumë nxehtë me erë të dobët veriperëndimore. Temperatura minimale do të bie deri në 20 gradë Celsius, ndërsa maksimale do të arrijë 41 gradë Celsius.

Kompetentët apelojnë të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga vala e nxehtë. Pa nevojë të mos qëndrohet në vend të hapur, kategoritë e rrezikuara të qytetarëve të lirohen nga obligimet e punës, të bëhet kujdes gjatë konsumimit dhe ruajtjes së ushqimit, të pihen më shumë lëngje…, ndërsa për shkak të rrezikut nga shpërthimi i zjarreve të mos hudhen mbetjet e cigareve, të shmanget ndezja e zjarrit në vend të hapur, si dhe aktivitete tjera që mund të shkaktojnë zjarre.

Related posts

Eurodiplomati: Vendimi në BE për Maqedoninë e Veriut varet nga vendet anëtare dhe vullneti i partnerëve

D V

Moti sot në Maqedoni

Z H

Tani për tani nuk ka kërkesë për ekstradimin e diplomatit në paraburgim në Serbi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More