Agjencia Zhurnal.mk.

Telma: Krahu i Strumicës u largua nga LSDM, krahu i Shkupit u kthye

Shkup. 29 dhjetor – Pasi që krahu i Strumicës u largua nga udhëheqësia e LSDM-së, kjo parti tani ka etiketë të re- se është ri-shkupizuar, respektivisht se në sipërfaqe po del dega partiake e Karposhit, raporton Telma. Kjo është degë amë e kryetarit të ri të partisë, Dimitar Kovaçevski edhe pse ai me prejardhje është nga Kumanova. Nga dega e Karposhit vijnë edhe sekretari i ri i përgjithshëm, Mile Zeçeviq, nënkryetari Stefan Bogoev, si dhe anëtari  rikthyer në Këshillin mbikqyrës, Andrej Petrov. Anëtar i Këshilit Qendror të LSDM-së është zgjedhur edhe një kuadër tjetër nga dega e Karposhit, Leonid Nakov.

 

Kovaçevski ka mohuar se po tenton të krijojë dominim të degës nga e cila vjen. Ai thotë se udhëheqësia e re e LSDM-së është formuar në bazë të barazisë gjinore dhe planeve rajonale në shtet, trasmeton Zhurnal.

Mirëpo në Këshillin e ri mbikqyrës të partisë, pas Karposhit, dominojnë kuadro nga komuna Qendër, rej ku vijnë Milena Stefanoviq dhe Nina Fiti, si dhe sekretari i ri organizativ, Vangel Andreski.

Nga Qendra është edhe zëvndës kryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, nga Kisella Voda janë Darko Kaevski dhe Tanja Tomiq, nga Aerodromi Renata Jajovska, kurse nga Gjorçe Petrovi është Kostadin Acevski.

Nga provinca, në trupin e ri koordinativ të partisë janë Kostadin Kostadinov nga Strumica, Daniella Koleva nga Shtip, Melisa Cenovska nga Tetova, Dritan Ismaili nga Gostivari, Ivona Kuzmanoviq nga Kumanova dhe Nikolla Rilak nga Ohri. Nënkryetari i ri Pero Kostadinov është nga Vallandova, kurse Bisera Kostadinovska-Stojçevska nga Manastiri. Analistët thonë se nuk ka shumë rëndësi se cilës klikë ose rrymë i takojnë kuadrot, por me rëndësi është që të jenë kompetentë.

Related posts

Ka filluar ndërtimi i objektit shtesë për shkollën e mesme ekonomike në Tetovë

Z H

Komuna e Çairit ndanë ndihma finansiare për familjarët e viktimave në Bullgari

Z H

Rihapja e teatrit Shqiptarë në Shkup, përplas ASH-AA e BDI-në

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More