Agjencia Zhurnal.mk.

Teleskopi FAST zbulon një fushë magnetike koherente ndëryjore

Duke përdorur radioteleskopin sferik me diametër pesëqind metra (FAST), i quajtur gjithashtu si “Syri qiellor i Kinës”, shkencëtarët kanë matur forcën e saktë të fushës magnetike në renë molekulare, një rajon i mediumit ndëryjor që duket se është i gatshëm për të formuar yje.

 

Duke përdorur teknikën e Vetëpërthithjes së Ngushtë HI (HINSA), ata arritën zbulimin e qartë të efektit “Zeeman” – ndarjen e një linje spektrore në disa përbërës frekuence në prani të një fushe magnetike. Kjo është e vetmja provë e drejtpërdrejtë e forcës së fushës magnetike ndëryjore.

Rezultati tregon që arritja e gjendjes superkritike nga re të tilla, një pikë kur ato kthehen në yje, ka ndodhur më herët sesa mendohej më parë bazuar në modelin standard.

Studimi u botua në revistën “Nature” të enjten.
FAST, i vendosur në provincën Guizhou të Kinës Jugperëndimore, filloi funksionimin në janar 2020.
Duke përdorur këtë teleskop, shkencëtarët kanë identifikuar 509 pulsarë të rinj, që është katërfishi i sasisë së përgjithshme të pulsarëve të identifikuar nga teleskopët e tjerë në mbarë botën.

Pulsarët, ose yjet neutron që rrotullohen shpejt, e kanë zanafillën nga bërthamat e shpërthyera të yjeve masive që janë duke vdekur përmes shpërthimeve të supernovave. Me dendësinë e tyre të lartë dhe rrotullimin e shpejtë, ato janë një laborator ideal për studimin e ligjeve të fizikës në mjedise ekstreme

Related posts

“Unë mendoj se Erdogan është qesharak”, qytetari arrestohet pas kësaj “kritike” ndaj presidentit turk

Redaksia

Turqia përgatitet për të ndërtuar tri luftanije të reja vendase

D V

Gjermania dënon një sirian për krime kundër njerëzimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More