Agjencia Zhurnal.mk.

Telekom: Vihen pajisjet e gjeneratës më të re për shërbime 5G, deri më tani mbulohen 11 qytete

Shkup, 26 nëntor – Kompania telekomunikuese Telekom sot kumtoi se vazhdon me vendosjen e rrjetit 5G në të gjithë territorin e të gjithë shtetit. Është duke vijuar, informojnë, punë intensive në terren me partnerin Erikson për të zëvendësuar teknologjinë ekzistuese me pajisje moderne që do të ofrojnë shërbime 5G, kapacitet më të madh dhe një përvojë më të mirë për abonuesit.

Nga gushti e deri më tani janë të mbuluara 11 qytete në pjesën qendrore dhe perëndimore të vendit, ndërsa deri në fund të vitit do të mbulohen edhe 2 në pjesën jugore: Gjevgjeli dhe Dojran.

“Me aktivitetet e planifikuara deri në fund të vitit, 20% e popullsisë do të mbulohet me pajisje të gjeneratës së fundit, dhe nga mesi i vitit të ardhshëm shumica e popullsisë në zonat urbane do të kenë mundësinë të përdorin shërbimet 5G. Për të modernizuar rrjetin dhe për të mundësuar shërbimet 5G, kompania vjen me investim prej mbi 45 milionë eurosh për katër vitet e ardhshme”.

Paralajmërojnë se Telekomi do t’i ofrojë shërbimet 5G me shpejtësi në gigabit menjëherë pas marrjes së miratimeve për përdorimin e radiofrekuencave nga AKE, që pritet në tremujorin e parë të vitit 2022.

“Shpejtësitë e mëdha dhe kapacitetet e rrjetit të ri 5G do të sjellin revolucion në përvojën abonuese dhe krijimin e shërbimeve dhe produkteve të papara deri më tani të cilat do të na e thjeshtojnë jetën në të gjitha sferat. Teknologjia e gjeneratës së pestë së bashku me teknologjitë e reja: “interneti i gjërave”, sensorët inteligjent, inteligjencën artificiale, do të mundësojë në mënyrë racionale dhe efikase t’i përdorim resurset natyrore, energjinë, ta ruajmë biodiversitetin, ta rrisim prodhimin e ushqimit, ta zvogëlojmë emetimin e gazrave të dëmshëm. Këto teknologji do të jenë vegla më e fuqishme në luftën kundër ndryshimeve klimaterike”, paralajmëron kompania telekomunikuese.

Agjencia për Komunikime Elektronike, dje publikoi tender për ndarjen e miratimeve për përdorimin e radiofrekuencave për gjeneratën e pestë celulare, përmes ankandit publik. Afati i dorëzimit të ofertave është 35 ditë.

Related posts

Vazhdon ulja e çmimeve të derivateve, dizeli lirohet për 3 denarë

Z.H

Rënie historike, Euro dhe Dollari vetëm 1 cent larg barazimit

Xh M

Fermerët nuk duhet të kenë frikë nga dëmet e mundshme për shkak të temperaturave të ulëta, thonë agrometeorologët

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More