Agjencia Zhurnal.mk.

Telekom Srbija hap një filialë në Maqedoninë e Veriut më 16 nëntor

Shkup, 10 nëntor – Drejtori i përgjithshëm i Telekom Srbija, Vladimir Luçicq, sot paralajmëroi se Telekom më 16 nëntor do ta hapë filialën e parë në Maqedoninë e Veriut dhe paralajmëroi hapjen e redaksive të Blumberg Adria për lajme biznesi në Shkup, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

 

“Ne po fillojmë me televizionin satelitor, ndërsa në mars ose prill do të fillojmë me telefoninë celulare në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Luçiq ë TV Prva.

Ai shtoi se dega e parë në Maqedoninë e Veriut do të hapet në qendër të Shkupit.

Drejtori i Telekom Serbija në intervistën e sotme për Alo ka folur edhe për marrëveshjen e shpallur së fundmi zyrtarisht me Blumberg për hapjen e një shtëpie mediale rajonale që do të merret me lajmet e biznesit dhe për hapjen e një redaksie të Blumberg Adria në Maqedoninë e Veriut.

“Kemi bërë një hap të madh përpara me dy partneritete mediatike, me Euronjuz dhe Blumberg. Projekti i Blumberg është edhe më ambicioz se Euronjuz. Blumberg Adria do të ketë zyra në pesë vende – Serbi, BeH, Slloveni, Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa selia do të jetë në Beograd. Blumberg është një markë për informacione reale ekonomike. Ato do të kontribuojnë edhe në avancimin e ekonomisë vendase, kështu që përmes Blumberg-ut do të mund të promovohen në mbarë botën dhe do të kenë një rëndësi serioze dhe shumë konkrete për bashkëpunimin e ekonomive në rajon. Duke u lidhur me marka të tilla me legjitimitet të padiskutueshëm ndërkombëtar, Telekomm tregon se dëshiron sa më shumë kanale mediatike cilësore dhe, si në rastin e Vodafone dhe Premier igës, tregon se kompanitë më të mëdha në botë duan vërtet të bashkëpunojnë me ne”, deklaroi Luçiq.

Ai tha se Telekomi është anëtar i Këshillit të Forbes dhe bëri të ditur se në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm është planifikuar hapja e degëve të Telekomit në Gjermani dhe Zvicër.

Në korrik të këtij viti, siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Beogradi, Luçiq tha se në Shkup ka filluar themelimin e kompanisë “Telekom” në Maqedoninë e Veriut, e cila do të quhet Mtel, e cila ofron shërbime për televizione satelitore, dhe deri në fund të vitit, siç u tha, do të lansohen shërbimet e telefonisë celulare dhe interneti optik.

Për ne vendimet e marra në forumin ekonomik në Shkup janë shumë të rëndësishme, sepse ne jemi kompani që dëshiron të jetë lider në rajon. Ne kishim plane për të zgjeruar tregjet në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, planet ekzistojnë para tre viteve. Ne u përpoqëm të hynim në tregun shqiptar duke blerë Telekom Shqiptar” por në fund u penguam”, tha Luçiq.

Telekom Serbija sh.a Beograd është një operator shtetëror serb i telekomunikacionit, i themeluar si shoqëri aksionare në qershor 1997.

Related posts

Të mërkurën spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

N E

Analizë/ Çfarë do të zgjedhë opozita shqiptare në Haraçinë? Për më të mirën në Haraçinë apo do votojë blertë?

N E

Pas mocionit u “tollovit” politika, athua kush fitoi, e kush humbi pika?

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More