Agjencia Zhurnal.mk.

Telashe për Dukagjinin, Dallku dhe Nikoliç dënohen pas ngjarjeve në ndeshjen e Kupës ndaj Gjilanit

Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku dhe sulmuesi i kësaj skuadre, Stefan Nikolç e kanë pësuar nga vendimi i Komisionit Disiplinor.

Nikoliç protestoi për kartonin e verdhë në ndeshjen e Kupës ndaj Gjilanit, ku më pas u ndëshkua direkt me të kuq, shkruan Gazeta Olle.

Pas këtij vendimi ka reaguar rëndë edhe kryetrajneri, Armend Dallku, i cili u ndëshkua gjithashtu direkt me të kuq, teksa akuzat i vazhdoi edhe pas përfundimit të ndeshjes në deklaratë e dhënë për media.

Komisioni Disiplinor ka vendosur që Nikoliçin dhe Dallkun t’i dënojë me dy ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.


Vendimi i plotë nga Komisioni Disiplinor:

Kryetrajneri i FC ”Dukagjini”, Armend Dallku nr, ID.000613M83. Motivi: Në minutën e 80të pas ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit të tij është futur në fushë, ku ka ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor, për çka është ndëshkuar direkt me karton të kuq. Pas përfundimit të ndeshjes kryetrajneri A. Dallku ka vazhduar me ofendime dhe akuza në deklaratën e dhënë në prononcim për media ku akuzon referin kryesor për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas raportit të zyrtarit të ndeshjes Gjilani – Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës së trajnerit për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Dukagjini”, Stefan Nikoliç, me nr fanelle 9 dhe nr ID.028260M90. Motivi: Në minutën e 80-të proteston ashpër në mënyrë jo sportive dhe përdor fjalë fyese për çka ndëshkohet me kartonin e verdhë, ndërsa vazhdon me sharje të rënda ku edhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.


/Gazeta Olle/

Related posts

Llapi pëson humbje të thellë në miqësore nga skuadra e Ligës së Parë

Redaksia

Maqedonasit dhe shqiptarët, në krye të listës së dëbimeve nga Gjermania

Redaksia

Rinia më e rrezikuar nga Kovid-19: As nuk vaksinohen, as nuk respektojnë masat

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More