Agjencia Zhurnal.mk.

Tejkaluan shpejtësinë, sanksionohen 15 shoferë të autobusëve

Tetovë, 5 janar – Pesëmbëdhjetë shoferë të autobusëve, minibusëve dhe automjeteve për udhëtarë, të cilët kryejnë transport publik të udhëtarëve, e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes. Janë zbuluar në kontrollin që e ka zbatuar Sektori për punë të brendshme nga Tetova.

“Më 04.01.2022 në periudhë prej orës 06:00 deri ora 10:00 në autostradën Gostivar – Tetovë – Shkup dhe magjistralen Gostivar – Kërçovë, nëpunës policorë kanë zbatuar kontroll të përforcuar për shpejtësinë me të cilën lëvizin autobusët, minibusët dhe automjetet për udhëtarë, të cilët kryejnë transport publik të udhëtarëve. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe sanksionuar gjiuthsej 15 automjete të tilla (Tetovë 10 dhe Gostivar 5), të cilat e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar maksimale për këtë kategori të pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në kumtesën e sotme të MPB-së.

Një nga automjetet ka lëvizur madje me 70 kilometra në orë më shumë se sa është lejuar.

Të gjithë do të ballafaqohen me sanksione të parapara ligjore, thonë në MPB.

Related posts

Policia raporton për dy vdekje të dyshimta

D V

Bastisje në Manastir, arrestohet një person

Z.H

E zë poshtë autobusi që po rregullonte, vdes 54-vjeçari në Lushnje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More