Agjencia Zhurnal.mk.

Të shtëna me armë zjarri në Lubjanë të Sllovenisë, raportohen për dy të vdekur – autori thuhet se është në arrati

Dhe sipas informacioneve të fundit, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë e të shtënave kanë vdekur dy persona.

Ndërkohë raportohet se autori ndodhet në arrati ndërsa policia është ende në kërkim të tij.

Policia ka thënë se ka siguruar vendin e ngjarjes dhe po mbledh informacione për ngjarjen.

Policia fillimisht njoftoi se dy persona kanë mbetur të plagosur, por më pas është bërë e ditur se kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

“Luten qytetarët që të respektojnë udhëzimet e punonjësve policorë dhe të mos pengojnë punën e shërbimeve të emergjencës duke qëndruar në vendin e ngjarjes. Kur të dihen më shumë informacione do të njoftohet opinioni”, kanë njoftuar nga Drejtoria e Policisë së Lubjanës.

Related posts

Zbulohet një nga depot më të mëdha të armëve në Gaza

Xh M

Franca “ngriu” asete inekzistente të shefit të Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar

Xh M

Nepali i kërkon Rusisë të mos dërgojë luftëtarët e saj Gurka në konfliktin në Ukrainë

Xh M