Agjencia Zhurnal.mk.

Të shpëtuarit nga aksidenti tragjik janë në gjendje stabile

Shkup, 24 nëntor – Gjendja e të lënduarve në aksidentin e autobusit është e mirë dhe në gjendje të përgjithshme stabile. Nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e tyre. Nga Spitali “Pirogov” sot kanë njoftuar se pacientët janë duke u kujdesur në mënyrë të rregullt dhe gjendja e tyre po monitorohet nga specialistë të ndryshëm. Janë kryer të gjitha ndërhyrjet e nevojshme emergjente.

 

-Gjendja postoperative e pacientëve vlerësohet e mirë. Gjatë ditës së sotme priten edhe dy ndërhyrje operative. Tek një nga viktimat do të kryhen procedura shtesë mjekësore-diagnostike, të cilat do të japin qartësi më të madhe për trajtimin e ardhshëm terapeutik të pacientit, thonë nga spitali “Pirogov”.

Në aksidentin e djeshëm të autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari humbën jetën 45 pasagjerë, ndërsa 7 ishin të lënduar. Gjashtë nga të lënduarit ndodhen në Klinikën për djegie dhe kirurgji plastike në spitalin “Pirogov” në Sofje, ndërsa një në traumatologji.

Shefi i Klinikës për Djegie dhe Kirurgji Plastike në spital prof. Dr Marija Argirova, siç njofton korrespondenti i MIA-së nga Sofja, tha se të gjithë pacientëve u janë bërë operacione të suksesshme në ditën e pranimit.

“Mendoj se ata që janë në gjendje stabile dhe kanë mundësi, do të mund të largohen në ditët në vijim, por ne ende nuk e kemi marrë atë vendim. Njëra prej tyre ka djegie të thella në të dyja duart, të cilat duhet të operohen, ndërsa një vajzë duhet të operohet në gjurin e djathtë. Një tjetër paciente iu nënshtrua dje një operacioni në gjurin e djathtë. Gjendja e tyre është stabile, tha prof. Dr. Argirova.

Седумте пациенти кои се хоспитализирани во болницата Пирогов во Софија се стабилни и се чувствуваат добро. Од колегите…

Posted by Венко Филипче on Wednesday, November 24, 2021

Related posts

OBRM-PDUKM: Zaev ta mbajë fjalën për dorëheqje

D V

Digjen pyjet e Kopanicës së Shkupit (Foto)

D V

Pamje nga gjendja kritike në spitalin e Tetovës, dikush lufton me jetë dikush shëtitet i infektuar

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More